Më 3 mars e gjithë Bullgaria kremton festën e saj kombëtare - 145 vjetorin e Çlirimit të Bullgarisë nga zgjedha osmane.
Prej orës 11:00, presidenti Rumen Radev dhe nënpresidentja Ilijana Jotova do të marrin pjesë në ceremoninë e ngritjes së flamurit kombëtar të Bullgarisë para Monumentit të Luftëtarit të Panjohur në Sofje, ku do të bëhen homazhe për kujtimin e heronjve që vdiqën për lirinë e Bullgarisë. Nga ora 18:30 në sheshin “Kuvendi Popullor” në kryeqytet në një ceremoni të posaçme, Radev do të përshëndesë njësitë përfaqësuese të Ushtrisë Bullgare.
Maja historike Shipka në malin Stara Pllanina është qendra e festimeve, ku do të marrë pjesë edhe kryeministri Gëllëb Donev. Aktivitetet fillojnë në orën 11.00.
Në Krumovgrad do të vendosen kurora me lule para monumenteve të luftëtarit rus dhe kapitenit Petko Vojvoda.
Në Lloveç, kujtimi i luftëtarëve rusë dhe banorëve vendas, që dhanë jetën për Çlirimin, do të nderohet njëkohësisht para monumenteve të Caço Shishkovit, Gurit të Përgjakur dhe para 12 monumenteve në Rrugën e Miqësisë Bullgaro-Ruse në parkun "Stratesh".
Në Burgas, qytetarët e kremtojnë festën me rituale solemne, një valle të madhe dhe një paradë me automjete. Për të gjashtin vit, ajo do të kalojë nga qendra dhe do të shkojë në qytetin e Bëllgarovos për të nderuar kujtimin e të krishterëve që u vranë në kishën e Shën Athanasit në 1878.
Punësimet në sektorin e shërbimeve po rriten, ndërsa po ulet kërkesa për fuqi punëtore në sektorët tradicionalisht më të përfaqësuar te ne si ai agrar dhe industrial. Të dhënat e Institutit Kombëtar të Statistikave (IKS) tregojnë këtë prirje,..
Bullgaria po ndryshon vazhdimisht, besojnë krijuesit e iniciativës "Bulgaria Wants You", të cilët prej pesë vitesh organizojnë takime motivuese dhe diskutime me bullgarë jashtë vendit, për t'u dhënë atyre një këndvështrim të ndryshëm për vendin dhe..
Nga data 1 deri më 25 korrik, për herë të katërt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të zhvillohet “Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare”. Organizator është Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë..
Nga viti i ri akademik, universiteti në qytetin moldavian Taraklia do të trajnojë zyrtarisht studentë si degë e Universitetit të qytetit Ruse "Angell..
Gjatë javës së parë të muajit korrik 2025, në ambientet e Fakultetit të Gjuhëve të Huaja të Universitetit të Tiranës u zhvilluan me sukses katër ditët..