Të mërkurën temperaturat minimale në Bullgari do të jenë nga 0° deri në 5°. Në Sofje do të jetë 3°. Gjatë ditës do të ketë vranësira nga perëndimi dhe pas mesditës do të ketë reshje shiu. Temperaturat maksimale do të jenë nga 9° në perëndim deri në 17° në jug, në kryeqytet do të jetë 11°.
Pas mesditës do të ketë vranësira përgjatë Detit të Zi. Temperaturat maksimale do të jenë 8° -13°. Uji i detit është 8°- 9°. Eksitimi i detit do të jetë 2-3 ballë.
Pasdite do të ketë reshje shiu në zonat malore. Në lartësinë mbi 2000 m do të bjerë borë. Temperatura maksimale në lartësinë 1200 m do të jetë 7°, në 2000 m 1°.
Të enjten moti do të jetë me shi. Në zonat e larta reshjet e shiut do të përzihen me borë.
Moti jashtë vendit:
Në Evropë do të jetë me shi përgjatë linjës nga Shën Petersburgu për në Budapest dhe në Ballkan. Në pjesën tjetër të kontinentit do të mbajë vranësira të pjesshme dhe në jug me diell. Në Londër pritet 8°, në Moskë -5°, në Berlin do të jetë deri në 7°, në Paris - 11°. Në Madrid moti do të jetë më i ngrohtë - 20°, në Romë - 18°, në Athinë dhe Bukuresht -16°, në Stamboll – 13°. Në Beograd do të jetë 9°.
Në Nju Jork dhe Montreal do të jetë 2° dhe 3°, në Vankuver dhe në Çikago - respektivisht 9° dhe 1°. Deri në 14° pritet në Los Anxhelos, 24° në Miami, 23° në Meksikë, 33° dhe 28° në Buenos Aires dhe Rio de Janeiro. Në Dubai do të jetë deri në 30°, në Jerusalem dhe Teheran përkatësisht deri në 13° dhe 22°.Nuk ka asnjë ndryshim, forcat e armatosura bullgare nuk do të dërgohen në Ukrainë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov në një koment për takimin mes presidentëve amerikanë dhe francezë Donald Trump dhe Emmanuel Macron në Shtëpinë e Bardhë ...
Bullgaria paraqiti një kërkesë për një raport të jashtëzakonshëm konvergjence bazuar në të kuptuarit se vendi i plotëson kriteret për të hyrë në eurozonë, tha kryeministri Rosen Zheljazkov, në hapjen e një kapaciteti të ri prodhimi në Sofje. “Ka shumë..
Temperaturat minimale të martën do të lëvizin nga minus 5 deri në 0°, në verilindje deri në minus 11°. Në Sofje do të jetë rreth minus 3°. Paradite përgjatë lumenjve mund të ketë mjegulla. Gjatë ditës do të ketë reshje të dobëta shiu vende-vende..
Mbështetja bullgare për pavarësinë, sovranitetin dhe integritetin territorial të Ukrainës u riafirmua sot nga kryeministri Rosen Zheljazkov. Ai mori..
Sipas të dhënave të Eurostat-it, Bullgaria përmbush edhe kriterin e fundit për eurozonën - stabilitetin e çmimeve. Kështu ka bërë të ditur në fillim të..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..