Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Po krijohet një Qendër Universitare Ballkanike

Foto: Universiteti i Veliko Tërnovos

Rektorët e nëntë universiteteve nga Bullgaria, Shqipëria, Rumania, Serbia, Turqia, Maqedonia e Veriut dhe Greqia nënshkruan sot në Universitetin e Veliko Tërnovos një Memorandum për krijimin e një Qendre Universitare Ballkanike, njoftoi korrespondentja e BNR, Zdravka Masljankova.

Ideja e Qendrës Universitare Ballkanike është mundësia e zhvillimit të përbashkët të projekteve, pjesëmarrjes në programe arsimore dhe përmirësimit të bazës materiale, si dhe aplikimi në strukturat e BE-së në kuadër të programeve të ndryshme për financimin e arsimit dhe shkencës, shpjeguan rektorët e universiteteve ballkanike. Në nënshkrimin e memorandumit, rektori i Universitetit të Veliko Tërnovës, Prof. Hristo Bonxhollov, tha se së bashku me kolegët e tij, ata janë një shembull i mirë për politikanët dhe popujt e tyre.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

"Bulgaria Wants You" dhe nevoja emocionale e bullgarëve për t'u kthyer në atdhe

Bullgaria po ndryshon vazhdimisht, besojnë krijuesit e iniciativës "Bulgaria Wants You", të cilët prej pesë vitesh organizojnë takime motivuese dhe diskutime me bullgarë jashtë vendit, për t'u dhënë atyre një këndvështrim të ndryshëm për vendin dhe..

botuar më 25-06-17 8.05.MD

Për të katërtin vit në Shqipëri – Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare

Nga data 1 deri më 25 korrik, për herë të katërt në kryeqytetin shqiptar, Tiranë, do të zhvillohet “Shkolla Verore e Gjuhës Bullgare”. Organizator është Departamenti i Gjuhëve Sllave dhe Ballkanike në Fakultetin e Gjuhëve të Huaja pranë..

botuar më 25-06-17 12.44.MD

"Zgjidh Bullgarinë" – shteti do të tërheqë bullgarë nga diaspora pa shtetësi

Institucionet shtetërore bullgare kanë marrë një angazhim të qartë për lehtësimin e qasjes në tregun e punës, dhe në territorin e Bullgarisë në përgjithësi, për personat me origjinë bullgare, të cilët ende nuk kanë shtetësi bullgare. Këtë e..

botuar më 25-06-13 7.56.MD