Greqia është e vendosur të përfundojë gardhin kufitar me Turqinë përgjatë lumit Marica
Kryeministri grek Kiriakos Micotakis tha se gardhi në kufirin me Turqinë përgjatë lumit Marica (Euros) do të ndërtohet, pavarësisht nëse do të bëhet me para evropiane apo jo, transmeton ANA-MPA. Pas caktimit të zgjedhjeve të parakohshme parlamentare për 21 maj, Micotakis është në një turne të fushatës parazgjedhore në rajonin e Maqedonisë Lindore dhe Trakisë. Ai theksoi se 4 vite më parë premtoi se ekonomia do të kthehet në dinamikën e rritjes. “Sot Greqia është kampione e rritjes në Evropë, në vitin 2022 patëm 6 për qind rritje”, tha Micotakis. Sondazhet sociologjike që nga aksidenti tragjik i trenit në Tempe treguan një rënie prej 3 për qind të mbështetjes për partinë në pushtet “Demokracia e Re”, por partia ruan një epërsi ndaj opozitës.
Kryeministri kroat shprehu gatishmërinë për zgjidhjen e mosmarrëveshjes kufitare me Slloveninë
Kryeministri kroat Andrej Plenkoviç tha se është i gatshëm të zgjidhë mosmarrëveshjen për kufirin tokësor dhe detar të Kroacisë me Slloveninë, njoftoi BTA. Në një konferencë të përbashkët shtypi në Bërdo pranë Kranit, kryeministri slloven Robert Gollob tra, se nuk do të braktisë vendimin e arbitrazhit të Hagës 6 vjet më parë, i cili i dha Lubjanës 80 për qind të Gjirit të Piranit. Kroacia vazhdon të mos e njohë vendimin dhe autoritetet kroate gjobisin rregullisht peshkatarët sllovenë, të cilët apeluan në Gjykatën Evropiane të Drejtësisë në Strasburg. Autoritetet sllovene gjithashtu gjobisin rregullisht peshkatarët kroatë në gji. Gollob dhe Plenkoviç diskutuan nënshkrimin e një marrëveshjeje për solidaritetin energjetik, bashkëpunimin në termocentralin e Krushkos dhe zgjerimin e furnizimeve në Evropë përmes terminalit të gazit të lëngshëm në ishullin Kërk.
Rumania dhe Polonia po krijojnë një partneritet strategjik
Në një takim të përbashkët qeveritar në Bukuresht, Rumania dhe Polonia vendosën të diskutojnë së bashku me Komisionin Evropian “gjurmueshmërinë e eksporteve nga Ukraina” për të parandaluar dëmtimin e fermerëve nga “spekulimet”. Lidhjet e ngushta me Poloninë në siguri dhe mbrojtje duhet të kombinohen me bashkëpunimin ekonomik brenda potencialit të ofruar nga dy ekonomitë, tha presidenti rumun Kllaus Johanis pas një takimi me kryeministrin polak Mateush Moravecki. Tregtia dypalëshe në vitin 2022 arriti një rekord prej gati 11 miliardë eurosh, njoftoi kryeministri Nikollae Çuka. Gjatë diskutimit për sigurinë në krahun lindor të NATO-s dhe rajonin e Detit të Zi, u shpreh mbështetje për projektet e përbashkëta “Rail2Sea” dhe “Via Carpathia” në kuadër të iniciativës “Tri detet”, bën të ditur AGERPRES.
Në Serbi po rriten tarifat
Tarifa në Serbi rritet me 14 për qind që nga 1 prilli. Pas fundit të muajit mars, çmimi për kalimin e rrugës Beograd - Preshevë për në Maqedoninë e Veriut dhe Greqinë për vetura do të jetë 1690 dinarë serb (rreth 14 euro). Nga Beogradi në Caribrod në kufirin bullgar - do të paguhen 1490 dinarë (12.5 euro). Shfrytëzimi i rrugës nga Presheva për në Caribrod do të jetë 1180 dinarë (10 euro). Nga Beogradi në Shid në Kroaci taksa është 480 dinarë (4 euro). Nga Beogradi në Suboticë deri në kufirin me Hungarinë do të kushtojë 720 dinarë (6 euro). Nga kryeqyteti deri në qytetin qendror serb Çaçak, rruga do të kushtojë 530 dinarë (4.5 euro). Për përdoruesit e tarifës elektronike (ENP), ka një zbritje prej 6 për qind në çmimet e përditësuara, transmeton Tanjug.
Kryeministri maqedonas pyet pse nuk mund të shikohet televizioni MRT në Bullgari
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut Dimitër Kovaçevski do të takohet me drejtorin e televizionit shtetëror MRT dhe institucionet përgjegjëse. Ai kërkoi shpjegim se pse programi televiziv kombëtar nuk mund të transmetohet jashtë vendit. Sipas tij, kontrata ndërmjet Televizionit Kombëtar Bullgar - BNT dhe MRT, u nënshkrua ashtu që programet e të dy televizioneve të mund të transmetohen pa pagesë në territorin e shtetit fqinj. Por sipas kontratës së transmetimit të MRT-së, ofruesi i shërbimit nuk lejon shkarkimin pa pagesë të sinjalit nga operatorët e vendeve të tjera. Problemi është krijuar kohë më parë, saktësoi Kovaçevski. Ai tha se do të pyesë edhe palën bullgare pse programi i MRT nuk transmetohet në Bullgari, kurse kanali për bullgarët jashtë vendit BNT4 transmetohet në Maqedoninë e Veriut, njofton BGNES.
Përpilues:Ivo Ivanov
Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova
Foto: apnews.com, BTA, Klaus Iohannis/ tweeter, Tanjug, ssnm.org.mkAthina paralajmëroi se pret të respektohen të drejtat e grekëve në Epirin e Veriut Greqia paralajmëroi kryeministrin shqiptar Edi Rama se respektimi i të drejtave të minoritetit grek në Shqipëri mbetet një kusht i detyrueshëm për anëtarësimin..
Nënpresidentja Ilijana Jotova e përshkroi Asamblenë Kombëtare të sapozgjedhur si "të paligjshme". Sipas saj, raportimet për shkelje dhe kërkesat e gjithnjë e më shumë partive për anulimin e zgjedhjeve e vënë në pikëpyetje drejtësinë e tyre. Ajo e tha këtë..
Klubi Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir është fshirë nga Regjistri Qendror në Maqedoninë e Veriut, por shpirti i Ivan Mihajllovit vazhdon të jetojë në popull dhe në gjykatë po zhvillohet një "betejë ligjore" për kthimin e këtij emri, tha për BTA..
Një maqedonasе bëhet zëvendëssekretarе е përgjithshmе е NATO-s Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s Mark Rutte emëroi Radmila Shekerinska nga..