Muzeu Kombëtar i Shkencave Natyrore pranë Akademisë Bullgare të Shkencave në Sofje shëon sot Ditën Ndërkombëtare të Zogjve - 1 Prill, së bashku me Shoqatën Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve. Shkencëtarët dhe ambientalistët përgatitën një lojë të veçantë “Zogjtë e qytetit në muze” për vizitorët e muzeut. Ata do të duhet të zbulojnë në ekspozitën e përherëshme 31 lloje zogjsh që banojnë në parqet dhe hapësirat e gjelbra në Sofje, njoftoi BTA. Sipas institucionit shkencor, mbretëria e zogjve ndodhet në dy nga sallat e muzeut. Studiuesit nga muzeu shtojnë se në Sofje hasen 312 lloje shpendësh, gjë që është më shumë se gjysma e gjithsej 420 specieve që gjenden në vendin tonë.
Përktheu dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Secila prej tyre sjell ngrohtësi dhe ngjall emocione, sepse është bërë me dorë dhe është e papërsëritshme dhe unike. Dhe shkëlqimet e saj të argjendta na kthejnë në fëmijëri, kur dimrat ishin të ashpër dhe të bardhë si bora, dhe lodrat e..
Më 21 dhjetor, fshati Zmejovo në rajonin e qytetit Stara Zagora shënon festën tradicionale të pelinit. Sipas një tradite të vjetër bullgare, miqtë do të priten me bukë e kripë në sheshin përballë Vatrës së Kulturës, ndërsa për humorin e tyre me një..
Bërja e prodhimeve të thurura është një zanat tradicional që meriton një ringjallje dhe një jetë të re, beson Aleksandrina Pandurska, e njohur për iniciativat e saj të shumta për të promovuar vendet kulturore dhe historike në rajonin e qytetit..