Komisioni Evropian ofron një paketë masash dhe një këst të dytë të ndihmës financiare për zgjidhjen e situatës në tregun agrar në Bullgari, Poloni, Sllovaki, Hungari dhe Rumani, njoftoi Ministria e Bujqësisë. Masat kufizojnë importin e 4 produkteve nga Ukraina dhe një listë mallrash që do të jenë nën mbikëqyrje dhe do t’i shtohen ndalimit nëse është e nevojshme. Bisedimet me Brukselin vazhdojnë me sigurinë se vendimi përfundimtar do të merret brenda ditëve me pajtimin e të gjithë pjesëmarrësve në negociata. Ministria e Bujqësisë thekson se masat emergjente të Komisionit Evropian konfirmojnë qëndrimin bullgar për nevojën e ndërhyrjes së Brukselit për normalizimin e tregut në vendet më të prekura në afërsi të Ukrainës.
Nëse Asambleja Kombëtare nuk miraton buxhetin e shtetit për vitin aktual, mund të ketë protesta. Kështu deklaroi në një intervistë për Radion Kombëtare Bullgare, kryeekonomisti i Konfederatës së Sindikatave Bullgare (KNSB) Ljubosllav Kostov. Edhe një..
Deputetët miratuan njëzëri në lexim të parë Ligjin për Mbledhjen e të Ardhurave dhe Ekzekutimin e Shpenzimeve në vitin 2025, të propozuar nga qeveria e përkohshme deri në miratimin e buxhetit të shtetit. "Qëllimi kryesor është garantimi i stabilitetit..
Tre projektligjet për ndryshimin e Ligjit për besimet fetare mblodhën një shumicë të madhe në lexim të parë në sallën plenare. Shkak për tekstet e reja ishte vendimi i Gjykatës së Lartë të Kasacionit për të futur në regjistrin publik të gjykatës një..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..
Bullgarët shkelën për herë të parë në ishullin Smith në Antarktidë. Në një periudhë shumë të shkurtër kohe, me kushte të mira moti, më 10 janar 2025. anija..
Grupe të veçanta pretendojnë të shprehin ortodoksinë lindore dhe ky është një problem, tha për bTV patriarku bullgar Daniil me rastin e regjistrimit të..