Në qytetin Jakoruda (Bullgaria Jugperëndimore), përgatitja për një nga festat tona më të njohura - Ditën e Shën Gjergjit - fillon një ditë më parë, më 5 maj, kur herët në mëngjes nuset dhe dhëndrit nxjerrin qilimat shumëngjyrëshe nga sëndukët, me të cilat dekorojnë qytetin për festën. Dhe në mbrëmje, para se të perëndojë dielli, të veshur me kostumet e dekoruara tradicionale të rajonit, amatorët artistikë të qendrës kulturore "Svetlina - 1907" në qytet shkojnë në shesh për të rikrijuar zakonin e lashtë të "Zhytjes së buqetave", i cili është i lidhur me besimin e popullit në të mirën dhe shpresën për shëndet e pjellori.
“Bëhet fjalë për një tufë lulesh pranverore, të lidhura me një fije të kuqe në një shishe të vogël, të cilën e zhytim në një enë balte, shpjegon Iva Rashkova në një intervistë për Radio Bullgarinë. – Pas kësaj mbi enët në fjalë derdhet ujë.”
Gratë e moshuara këndojnë këngën "Shën Gjergji", e cila interpretohet vetëm në këtë festë dhe vajzat e paralindura në familje fillojnë të zhytin buqetat rreth një ikone të Shën Gjergjit.
“Të nesërmen, përsëri para se të perëndojë dielli, fillojmë të heqim buqetat – po vazhdon Iva Rashkova. - Por këtë herë nuk është fëmija i parëlindur, por ai që ka lindur i fundit në familje duke i bërë urime çdo njeriu që e merr buqetën. Zakonisht urimet janë për shëndet, lumturi, pjellori. Pas marrjes së buqetave, vajzat dhe nuset lajnë fytyrat e tyre që të jenë të bardha dhe të kuqe, kurse zonja e shtëpisë ua çon buqetën në shtëpi, duke e varur lart që të “rritet lart” fati i shtëpisë. Me ujin e shishes spërkatet për shëndetin e njerëzve, shtëpisë dhe kafshëve”.
Zakoni i “Zhytjes së Buqetave” përfundon me dëfrim popullor në vetë Ditën e Shën Gjergjit (6 maj). Është interesante të theksohet se kjo festë në Jakoruda festohet së bashku nga myslimanët dhe të krishterët bullgarë.
"Të gjithë qytetarët e Jakorudës shkojnë në kishën "Shën Gjergji Fitimtar" në periferi të qytetit, e cila ndodhet në vendin e Jakorudës së vjetër, të djegur në vitin 1666. Bëhen kurbane për shëndetin e të gjithë njerëzve. Dhurohen qengja si nga të krishterët, ashtu edhe nga myslimanët - thekson Iva Rashkova. – Pas kurbanit të përbashkët fillon argëtimi, me të cilin kremtojmë të gjithë së bashku festën e Shën Gjergjit”.
Shikoni gjithashtu:
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: "Svetlina - 1907"
Thonë se për të njohur një vend duhet jo vetëm ta shohësh me sy, por edhe ta shijosh. Çdo fshat bullgar, çdo qytet apo rajon ka frymën dhe aromën e vet specifike. Një nga mënyrat për t'i njohur janë rrugët gastronomike, të cilat po fitojnë popullaritet të..
Në shtator të vitit të kaluar, në korin e grave të ansamblit folklorik bullgar "Shevica" në Sofje u përfshi një djalë i ri, me tatuazhe dhe të gjitha karakteristikat e një vokalisti të një grupi kanadez heavy metal – ai hyri dhe u ul me..
Sipas dokumenteve osmane, afër fshatit të sotëm Bivoljane në komunën e Momçillgradit (Bullgaria Jugore) jetonin më shumë se 500 dervishë , të cilët u trajnuan në teqen Elmala Baba. Qendra fetare dikur ishte e njohur si qendra më e madhe e..