Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Parashikimi i motit për 13 majin

Pritet rritje e lehtë e temperaturave, por mbetet e freskët për stinën

Foto: Georgi Nejkov

Të shtunën para mesditës në Bullgarinë Perëndimore reshjet do të ndalojnë përkohësisht dhe vranësirat do të çahen. Gjatë gjithë ditës do të mbizotërojë mot me diell në pjesën lindore të vendit. Temperaturat e ditës do të rriten lehtë dhe maksimumi do të jetë ndërmjet 17° dhe 22°, në Sofje rreth 18°.

Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell, me temperatura maksimale të ajrit 16°-18°, temperatura e ujit të detit është 14°.

Në zonat malore para mesditës reshjet do të pushojnë përkohësisht dhe vranësirat do të çahen. Pasdite mbi masivët e Bullgarisë Perëndimore do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu afatshkurtër me bubullima, mbi 2000 m do të bjerë borë. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 12°, në 2000 m - rreth 4°.

Rritje e temperaturave pritet në ditët në vijim dhe të hënën maksimumi do të arrijë në 21°-26°.

Vranësirat do të jenë të ndjeshme në pjesën më të madhe të Ballkanit. Më shumë diell do të ketë në zonat ekstreme jugore dhe lindore. Temperaturat do të kenë rritje të lehtë. Do të jetë 22 gradë në Athinë dhe Bukuresht, 20 në Beograd dhe Stamboll.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pamje nga qyteti detar Nesebër

Parashikimi i motit për 22 shkurtin

Të shtunën do të mbajë mot i ftohtë. Do të mbizotërojë mot me diell me rritje të përkohshme të vranësirave. Para mesditës do të ketë mjegull në disa vende fushore. Do të fryjë erë e dobët nga drejtimi lindor, në Bullgarinë Lindore - deri në..

botuar më 25-02-21 6.55.MD

Bullgaria do të marrë helikopterin e dytë mjekësor deri në fund të shkurtit

Helikopteri i dytë për nevoja mjekësore i blerë nga Bullgaria kaloi testet e fluturimit në prani të komisionit bullgar, i cili po viziton bazën e prodhuesit Leonardo S.p.A në qytetin italian Vergiate. Ekipi është gati të kryejë pranimin teknik..

botuar më 25-02-21 2.45.MD

Parlamenti miratoi një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në Ukrainë

Deputetët e Asamblesë së 51-të Kombëtare miratuan një deklaratë për mospjesëmarrjen e forcave të armatosura bullgare në operacionet ushtarake në territorin e Ukrainës. “Pro” votuan 166 deputetë, “kundër” 27 dhe 11 abstenuan. Deklarata u..

botuar më 25-02-21 1.36.MD