Të shtunën para mesditës në Bullgarinë Perëndimore reshjet do të ndalojnë përkohësisht dhe vranësirat do të çahen. Gjatë gjithë ditës do të mbizotërojë mot me diell në pjesën lindore të vendit. Temperaturat e ditës do të rriten lehtë dhe maksimumi do të jetë ndërmjet 17° dhe 22°, në Sofje rreth 18°.
Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell, me temperatura maksimale të ajrit 16°-18°, temperatura e ujit të detit është 14°.
Në zonat malore para mesditës reshjet do të pushojnë përkohësisht dhe vranësirat do të çahen. Pasdite mbi masivët e Bullgarisë Perëndimore do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu afatshkurtër me bubullima, mbi 2000 m do të bjerë borë. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 12°, në 2000 m - rreth 4°.
Rritje e temperaturave pritet në ditët në vijim dhe të hënën maksimumi do të arrijë në 21°-26°.
Vranësirat do të jenë të ndjeshme në pjesën më të madhe të Ballkanit. Më shumë diell do të ketë në zonat ekstreme jugore dhe lindore. Temperaturat do të kenë rritje të lehtë. Do të jetë 22 gradë në Athinë dhe Bukuresht, 20 në Beograd dhe Stamboll.Në një operacion të Drejtoria Kryesore për Luftimin e Krimit të Organizuar, nën drejtimin dhe mbikëqyrjen e Prokurorisë së Qytetit të Sofjes dhe Agjencisë Kombëtare të të Ardhurave, u neutralizua një grup kriminal për krime tatimore dhe pastrim..
Përfaqësuesve të të gjitha grupeve parlamentare do t'u jepet një listë me mbi 10 praktika të padrejta tregtare që duhen ndalur. Mes tyre janë çmimet e larta shtesë, tarifat e fshehura të zinxhirëve të shitjes me pakicë, pabarazia mes produkteve..
Në Plovdiv janë duke u diskutuar problemet e industrisë ushqimore, në përputhje me kërkesat më moderne të rregulloreve bullgare dhe evropiane. Organizator i Konferencës së 14-të Kombëtare Shkencore dhe Praktike me pjesëmarrje ndërkombëtare,..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..