Të shtunën para mesditës në Bullgarinë Perëndimore reshjet do të ndalojnë përkohësisht dhe vranësirat do të çahen. Gjatë gjithë ditës do të mbizotërojë mot me diell në pjesën lindore të vendit. Temperaturat e ditës do të rriten lehtë dhe maksimumi do të jetë ndërmjet 17° dhe 22°, në Sofje rreth 18°.
Në Detin e Zi do të mbizotërojë mot me diell, me temperatura maksimale të ajrit 16°-18°, temperatura e ujit të detit është 14°.
Në zonat malore para mesditës reshjet do të pushojnë përkohësisht dhe vranësirat do të çahen. Pasdite mbi masivët e Bullgarisë Perëndimore do të zhvillohen vranësira dhe vende-vende do të ketë reshje shiu afatshkurtër me bubullima, mbi 2000 m do të bjerë borë. Temperatura maksimale në një lartësi prej 1200 m do të jetë rreth 12°, në 2000 m - rreth 4°.
Rritje e temperaturave pritet në ditët në vijim dhe të hënën maksimumi do të arrijë në 21°-26°.
Vranësirat do të jenë të ndjeshme në pjesën më të madhe të Ballkanit. Më shumë diell do të ketë në zonat ekstreme jugore dhe lindore. Temperaturat do të kenë rritje të lehtë. Do të jetë 22 gradë në Athinë dhe Bukuresht, 20 në Beograd dhe Stamboll.Të premten temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 20 deri në minus 5°. Në Sofje do të jetë rreth minus 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimi veri-verilindor në rajonet lindore...
Afro 100 ushtarakë po nisen për mision në Kosovë. Kontingjenti u dërgua sot nga Haskovo. Ushtria jonë po largohet me pajisje të reja. Ceremonia solemne u zhvillua në sheshin qendror “Liria” në qytet, në prani të shefit të mbrojtjes..
Askush, askund, në asnjë mënyrë, nuk e ka diskutuar çështjen e dërgimit të personelit ushtarak në Ukrainë për të marrë pjesë në armiqësitë midis Rusisë dhe Ukrainës. Kështu u tha deputetëve ministri i punëve të jashtme, Georg Georgiev. Georgiev,..
Sofja mori presidencën e forumit më prestigjioz të pushtetit vendor në Ballkan – B40. Kryetari i Bashkisë së Sofjes Vasill Terziev pranoi stafetën..
Terrori i Kremlinit është në një shkallë të paprecedentë dhe ky është një shantazh i hapur bërthamor. Përpjekja për të shkatërruar sarkofagun e..
Kryeministri Rosen Zheljazkov ka uruar konservatorët gjermanë nga Bashkimi Demokratik i Krishterë/ Bashkimi Social i Krishterë CDU/CSU dhe liderin..