Më 16 maj në Tiranë u zhvilluan konsultime politike mes ministrive të jashtme të Bullgarisë dhe Shqipërisë, njofton MPJ bullgare. Gjatë bisedimeve u theksuan mundësitë për thellimin e bashkëpunimit dypalësh në ekonomi, turizëm, arsim dhe shkencë. Në fokus të diskutimeve ishte tema e integrimit evropian të Ballkanit Perëndimor dhe ecuria e Tiranës në këtë proces. Sllavena Gergova, Drejtore e Përgjithshme për Çështjet Evropiane në Ministrinë e Jashtme Bullgare, vuri në dukje mbështetjen e vazhdueshme të vendit tonë për integrimin evropian të Shqipërisë. Ajo shtoi, se Bullgaria është e gatshme të ndihmojë partnerët e saj shqiptarë me përvojën dhe ekspertizën e saj praktike.
Gjatë vizitës në Tiranë, delegacioni bullgar u takua me përfaqësues të organizatave të komunitetit bullgar në vend. U diskutuan çështje që qytetarët e Shqipërisë me vetëdije bullgare i identifikojnë si prioritet për komunitetin.
Nënkalimi i Urës së Shqiponjave që lidh rrugën lokale e bulevardit "Carigradsko shose" me Parkun “Kopshti i Borisit” , u transformua plotësisht dhe u kthye në një hapësirë moderne, të ndritshme dhe frymëzuese me riprodhime të pikturave të Sofjes..
Kryetarja e Aleancës Progresive të Socialistëve dhe Demokratëve, Iratxe García Pérez, mori pjesë në një Samit me gazetarët e rrjetit kryesor evropian të radios "Euranet Plus", gjatë të cilit ajo sqaroi qëndrimin e grupit të saj për një sërë çështjesh...
Në rubrikën e tij të fundit digjitale "Ndërtesat tregojnë", Muzeu Historik Rajonal - Sofje paraqet historitë e ndërtesave emblematike në qendër të Sofjes, si dhe të njerëzve që dikur kanë jetuar në to. Nisma me video materiale është pjesë e projektit..