Basketbollisti në kombëtaren bullgare Aleksandër Vezenkov mori një tjetër mirënjohje nga ekspertët e basketbollit. Vezenkov është përzgjedhur si lojtari nr. 1 në Evropë për vitin 2023 nga botimi i specializuar eurobasket.com.
Sportisti numër 1 i Bullgarisë, i cili këtë sezon fitoi çmimin për lojtarin më të vlefshëm në EuroLigë, u bë gjithashtu pikëshënuesi më i mirë, duke përfunduar në vendin e dytë me ekipin e tij Olimpiakos në turneun më prestigjioz të basketbollit të Euroklubit për meshkuj. Bullgari u përzgjodh gjithashtu në ekipin ideal të medias së basketbollit së bashku me Lorenzo Brown të Maccabi Tel Aviv, Džanan Musa të Real Madridit, Mathias Lessor të Partizanit dhe Walter Tavares të Realit. Vezenkov u shpall edhe anësori më i mirë i sezonit.Një konkurs për zgjidhjen e shpejtë të Kubit të Rubikut do të mbahet në qendrën interaktive të shkencës dhe teknologjisë së Sofia Tech Park në Sofje - TechnoMagicLand më 10 dhe 11 maj. Ngjarja është pjesë e kalendarit zyrtar të..
Tenisti më i mirë bullgar Grigor Dimitrov u ngjit me një pozicion në renditjen e Shoqatës së Profesionistëve të Tenisit (ATP). Javën e kaluar, Grigor mori pjesë në turneun e serisë Masters në kryeqytetin spanjoll Madrid, ku arriti në raundin e katërt..
Ansambli bullgar i vajzave fitoi të tre medaljet e arta në Kupën Evropiane të Gjimnastikës Ritmike në Baku. Raja Bozhillova, Joana Moteva, Anania Dimitrova, Gabriella Trajkova, Ivajlla Vellkovska dhe Elena Hristova, të cilat u bënë kampione..
Në qytetin sllovak Šamorin, Petër Micin fitoi medaljen e argjendtë në 200 metra stil i lirë në Kampionatin Evropian të Notit për meshkuj dhe femra nën 23..
Ballçik po pret regatën ndërkombëtare Ultramarine Balchik Match Race nga kalendari i European Match Race Tour (EMRT), raportoi BTA. Gara midis valëve të..
Nikolla Collov për herë të dytë në karrierën e tij arriti “pole position”-in në Formula 3, pasi triumfoi në kualifikimet në pistën “Red Bull Ring” në..