Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

"130 vjet Muzeu Kombëtar" – një pamje e re "prapaskenë" e muzeut të parë etnografik në Bullgari

Ekspozita mbresëlënëse kushtuar personaliteteve dhe koleksioneve që ata kanë studiuar, mbledhur dhe prezantuar do të mirëpresë vizitorët deri në maj 2024

19
Foto: Desisllava Semkovska

Ideja e krijimit të një muzeu për të ruajtur historinë e Bullgarisë frymëzon mendjet dhe zemrat e rilindësve tanë të shquar që para Çlirimit (1878). Ideja u realizua në vitin 1892, kur u krijua Muzeu Kombëtar në Sofje. Në vitin 1906, ai u nda në Muzeun Arkeologjik dhe Muzeun Etnografik Kombëtar, (MEK). Drejtor i parë i tij ishte babai i etnografisë bullgare, Dimitër Marinov.

Për shumë vite me rradhë, specialistë ishin duke e ndërtuar muzeun sipas modelit të muzeve të Evropës Perëndimore dhe arritën të mblidhnin një koleksion të madh, të konsideruar si një nga më të pasurit dhe më të larmishmit në Ballkan. Ekspozita “130 vjet Muzeu Kombëtar” tregon për objektet e koleksioneve, të ndërthurura me biografitë e njerëzve që i kanë studiuar, mbledhur dhe prezantuar.

Modeli i kalasë „Baba Vida“ prej argjendi – dhuratë për Mbretin Ferdinand nga qytetarët e Vidinit

“Ekspozita u kushtohet themeluesve të muzeut – shpjegon As. Dr. Iglika Mishkova, me idenë e së cilës u realizua ekspozita mbresëlënëse. - Vizitorët do të mësojnë më shumë për njerëzit që lidhën jetën dhe rrugën e tyre profesionale me punën në muze. Ne u përpoqëm të dilnim përtej kornizës së paraardhësve tanë, themeluesve të muzeut, të cilët mblodhën dhe prezantuan në radhë të parë bullgarët, për më tepër popullsinë ortodokse. Ne vendosëm të përfshinim edhe komunitetet e tjera që jetojnë në territorin e vendit, si dhe një koleksion modest të artefakteve të huaja”.

Ekspozita paraqet një pamje të re “prapaskenë” e punës së muzeut, sepse aty kanë punuar ndër vite studiues dhe figura publike të shquara, përfaqësues të inteligjencës bullgare, shkrimtarë, poetë, kompozitorë, piktorë.

Përpjekjet e tyre në kërkimin dhe mbledhjen e objekteve për muzeun pas Luftës së Dytë Botërore janë të jashtëzakonshme. Më 30 mars 1944, Sofja përjetoi bombardimet më të rënda në historinë e saj. Predhat shkatërruan edhe godinën e Muzeut Etnografik Kombëtar. Objektet nga ekspozita, arkivi dhe biblioteka u zhdukën, vetëm një pjesë e koleksioneve u evakuuan dhe arritën të shpëtoheshin.

Drejtori i asaj kohe - etnografi Hristo Vakarellski ishte përgjegjës për restaurimin e trashëgimisë kulturore të shkatërruar.  Filluan të mblidhen drithëra dhe materiale të gatshme fabrike, të cilat etnografët i ngarkojnë në kamionë dhe fillojnë udhëtimet e tyre nëpër fshatra për të mbledhur sende për koleksionet e ardhshme të muzeut. Ata shkëmbejnë grurë, pëlhura, çorape etj. për kostume, mbulesa, rrugica dhe tapete.

Mësuesit dhe piktorët e dërguar në MEK gjithashtu luajnë një rol të madh:

“Të gjithë piktorët pas luftës kthehen në muze, ndjekin një kurs special të drejtuar nga Hristo Vakarellski dhe më pas dalin në terren për të dokumentuar dukuritë kulturore në pjesë të ndryshme të vendit. Ndërsa secili prej objekteve të muzeut është pikturuar me veprat e tyre përrallore të punuara me bojëra uji - "pasaportat" e artefakteve të mbledhura, të mbushura nga etnografët dhe të vulosura me vulën personale të drejtorit - tha Dr. Mishkova në një intervistë për Radio Bullgarinë. - Vizitorët e ekspozitës mund të njihen me 130 histori personale, të lexojnë tregime të shkruara prej personave në fjalë, të lexojnë gjithashtu histori interesante për këta njerëz, të shkruara nga bashkëkohësit e tyre, të fitojnë pak më shumë njohuri në lidhje me jetën dhe përditshmërinë e tyre”.

Në vitin 1954, Muzeu Kombëtar Etnografik u vendos në ish-Pallatin e Princit- një nga ndërtesat më të vjetra dhe me historinë më interesante në Sofje. Muzeu edhe sot e kësaj dite ndodhet në krahun lindor, ku ndodheshin dhomat e gjumit, dhomat e pritjes dhe zyrat personale të familjes mbretërore. Ndërsa stafi i muzeut vazhdon të ruajë objektet dhe kërkon mënyra sa më tërheqëse për t'i paraqitur ato para publikut.

Vula personale e Hristo Vakarellskit, vula e drejtorit të MEK dhe Muzeut Etnografik Kombëtar

Lexoni më tepër:

Përgatiti në shqip: Kostandina Bello

Foto: Desisllava Semkovska




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Vasill Drumev – Mitropoliti Kliment Tërnovski

Mitropoliti Kliment - në shërbim të Zotit dhe Atdheut

Në analet laike të Bullgarisë së pasçlirimit, Mitropoliti Kliment Tërnovski njihet si Vasill Drumev - një shkrimtar dhe figurë e njohur publike, që bëri një jetë jashtëzakonisht shpirtërore, të krishterë. Për gjuhëtarët, ai është ndër zelltarët më të..

botuar më 24-12-22 9.25.PD
Perperikon

Perperikon hyri në top 10 të objekteve botërore, sipas "Guardian"

Perperikon – qyteti shkëmbor i trakëve pranë qytetit Kërxhali, Bullgaria Jugore, është futur në top 10 të objekteve botërore që duhen parë, sipas renditjes së gazetës “Guardian”. Vendi është vendosur së bashku me strukturat neolitike në Spanjë dhe Francë,..

botuar më 24-12-16 8.45.PD

Shën Nikollaj Çudibërësi - mishërimi i mëshirës vetëmohuese

Më 6 dhjetor Kisha jonë Ortodokse nderon kujtimin e Shën Nikollaj Mrekullibërësit. E quajnë atë shenjtorin e mëshirës, ​​sepse e gjithë jeta e tij iu kushtua mbështetjes së të varfërve, të vuajturve, të pafajshmëve dhe të padrejtëve. Fjalët e tij..

botuar më 24-12-06 5.45.PD