Veprimet e eurodeputetit Ilhan Kjyçyk, i zgjedhur nga kuota e Lëvizjes për të Drejtat dhe Liritë (DPS), i cili duhet të përfaqësojë Bullgarinë në Parlamentin Evropian, janë tradhti kombëtare, tha deputeti Toshko Jordanov nga "Ka një popull të tillë" (ITN) në një deklaratë nga foltorja e Parlamentit bullgar. Sipas Jordanovit, Kjyçyk, i cili është raportues në Parlamentin Evropian për Maqedoninë e Veriut, ka hequr nga projektraporti për përparimin e vendit drejt BE-së amendamentin 18, i cili përfshin të gjitha çështjet dypalëshe midis Shkupit dhe Sofjes.
“Nga kjo foltore, përfaqësuesit e popullit si Toshko Jordanov, flasin gënjeshtra të hapura pa iu referuar fakteve”, u përgjigj kreu i DPS-së Mustafa Karadajë.
Ndërkohë, Bundestagu gjerman votoi që Shkupi duhet të ndryshojë kushtetutën e Maqedonisë së Veriut siç është rënë dakord me Bullgarinë dhe të njohë pakicën bullgare në mënyrë që të përshpejtojë integrimin e vendit në BE. Vendimi i koalicionit qeverisës në Gjermani në mënyrë eksplicite e njeh ekzistencën e gjuhës, kulturës dhe identitetit maqedonas.
Eurodeputeti bullgar Andrej Kovaçev e cilësoi vendimin e Bundestagut si një fenomen të çuditshëm. “Nuk kam dëgjuar për një fenomen tjetër të ngjashëm në planetin tonë, ku një vend është aq i pasigurt për identitetin, gjuhën dhe kulturën e tij, saqë duhet t'i kërkojë një vendi tjetër nëpërmjet një vendimi politik të një organi legjislativ të njohë gjuhën, kulturën dhe identitetin e tyre. Kolegët, fqinjët dhe miqtë tanë në Shkup nuk duhet të shqetësohen për të pasur një identitet, gjuhë dhe kulturë moderne, por e kuptoj se ata duan të tregojnë një vazhdimësi historike që është e ndryshme nga ajo bullgare.Kjo është baza e problemit tonë. Nga këtu vjen diskriminimi dhe gjuha e urrejtjes dhe të gjitha problemet që kemi,këto nuk janë probleme dypalëshe, janë probleme që lidhen me të drejtat themelore të njeriut dhe vlerat evropiane”, thotë Kovaçev.
"Sot, të bashkuar nga forca e besimit tonë në sakrificën shlyese të Jezu Krishtit, ne festojmë përsëri së bashku dhe frymëzohemi nga Ringjallja e Tij. Na ndihmoftë të bëjmë vepra të mira!" Me këto fjalë Kryetarja e Kuvendit Popullor Natalija..
Gjatë natës, retë do të shpërndahen dhe do të pakësohen, dhe moti do të kthjellohet në shumë zona. Të dielën në mëngjes , do të ketë dukshmëri të reduktuar në disa ultësira dhe fusha. Temperaturat minimale do të jenë midis 5° dhe 10°, për Sofjen..
Gjatë zbatimit të kontrollit kufitar dhe masave kompensuese, oficerët e Policisë Kufitare kryejnë gjithashtu kontrolle në sistemin e automatizuar të informacionit të Ministrisë së Brendshme për fletëpagesa elektronike të padorëzuara dhe për gjobat e..
Shteti nuk ka mundësi që këtë vit të rrisë pagat në sektorin buxhetor me 10%, gjë që kërkojnë sindikatat. Këtë e komentoi ministri i punës dhe politikës..
Një tërmet me magnitudë 6.2 sipas shkallës Rihterme epiqendër në rajonin e Stambollit, u regjistrua sot në orën 12:49 të mesditës, sipas kohës lokale...
Lideri i "Shpëto Sofjen" Boris Bonev njoftoi në një konferencë se partia politike rajonale po ia heq besimin kryetarit të kryeqytetit Vasill..