Mbi 700 nomadë digjitalë nga e gjithë bota mbërritën në Bansko për edicionin e dytë të “Nomad Fest”, i cili organizohet nga Matthias Zeitler, i cili së bashku me komunën është krijues i qendrës së bashkëpunimit në këtë qytet turistik bullgar.
Ideja e festivalit është të mbledhë në një vend njerëz që zgjedhin se ku dhe si të punojnë, me mundësinë për të shkëmbyer ide, për të prezantuar sipërmarrjet e tyre të biznesit dhe për të shijuar bukuritë natyrore, stilin e jetesës së banorëve vendas dhe trashëgiminë kulturore të rajonit të malit Pirin. 7 vjet më parë, kur u krijua hapësira e parë e bashkëpunimit në Bansko, qyteti u bë qendra kryesore e nomadëve digjitale në Evropë. Madje shumë nomadë u bënë banorë të qytetit. Edicioni i dytë i festivalit do të vazhdojë në parkun e qytetit deri më 2 korrik.
Një nga temat e reja të nomadëve digjitalë është optimizimi i mënyrës së punës për të mbledhur veprimtarinë aktive brenda një jave pune 25 orëshe, thonë organizatorët. Ekipi i Matthias Zeitler ka gjithashtu ambicie të krijojë një bazë për nomadët digjitalë në zonën turistik “Semkovo” mbi qytetin Belica dhe aktualisht po zhvillohen negociata për rikonstruksionin e hotelit të vjetër “Rila”, i mbyllur prej vitesh.
Co-living dhe co-working përmes një kooperative - si Semkovo do të bëhet një parajsë për nomadët digjitalëFondacioni “Unitetit” ("Edinstvo") - Koçani u dërgoi një letër të hapur institucioneve kryesore bullgare. Në të shprehet mirënjohje për mbështetjen dhe ndihmën humanitare të ofruar nga Bullgaria Maqedonisë së Veriut pas tragjedisë së zjarrit në një..
"Interpretimi i ngushtë i konceptit "bullgarë-gagauzë", i imponuar në praktikë nga Ministria e Drejtësisë, pengon rivendosjen e shtetësisë bullgare për gagauzët në Ukrainë dhe Moldavi." Dhënia e shtetësisë bullgare po refuzohet masivisht për..
Me një shëtitje pranverore deri te shtëpia e pushimit “Bozhur”, dhjetëra entuziastë dhe dashamirës të natyrës do të nisin edicionin e 44-t të fushatës “Lëviz dhe fito” . Shëtitja e parë do të zhvillohet më 3 maj me pikë grumbullimi – Ura e Peshkopit..
Në vitin 1992 një fëmijë nga Gjeorgjia mbledh gjithë jetën e vet në një çantë të vogël prej kanavace të zezë, për të ikur nga tmerri i bombave… Lufta..
Ekspozita udhëtuese “90 vjet BNR – radioja e brezave të bullgarëve” mund të shihet tashmë edhe në Burgas. Arsyeja është gjithashtu edhe ditëlindja e..