Forcat e armatosura ruse nuk sulmojnë objekte civile në territorin e Ukrainës. Kështu deklaroi në një konferencë për shtyp ministri i jashtëm i Rusisë, Sergej Lavrov, në përgjigje të një pyetjeje të korrespondentit të Radios Kombëtare Bullgare (BNR) në Moskë, Angell Grigorov.
“Ju lutemi mos harroni se që nga fillimi i operacionit special ushtarak, ka pasur fakte të shumta kur njësitë ushtarake ukrainase kanë vendosur pajisje të rënda në oborret e ndërtesave të banimit, në territorin e shkollave dhe madje edhe në lokale”, tha Lavrov. I pyetur nëse mund të konfirmonte të dhënat zyrtare të OKB-së për numrin e viktimave civile në Ukrainë, Lavrov u përgjigj: "Nuk kam informacion se nga i merr OKB-ja informacionin e saj. Neve nuk na kanë bërë pyetje të tilla." Sipas të dhënave të fundit të Komisionerit të Lartë të OKB-së për të Drejtat e Njeriut, numri i viktimave civile në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit ushtarak rus është 9083.Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të Kasacionit vendosi se kompetencat e prokurorit të përgjithshëm në detyrë përfundojnë automatikisht — ex lege — pas..
Një bullgar, pjesë e flotiljes humanitare për Gazën, është midis të ndaluarve nga Izraeli, u bë e qartë nga një postim në kanalin zyrtar të mediave..
Bullgaria ruan kufijtë evropianë në mënyrë jashtëzakonisht të mirë dhe të suksesshme. Në krahasim me vitin 2024, tentativat për kalim të paligjshëm të..