Ne kemi paraqitur një propozim për të bërë provë t'i shesim Ukrainës pajisjet bërthamore ruse nga lokacioni në termocentralin “Belene”, shkroi në Facebook deputeti i “Bullgarisë Demokratike” Ivajllo Mirçev. Një kërkesë eksplicite është që çmimi të mos jetë më i ulët se çmimi i blerjes prej 600 milionë euro, shton Mirçev.
Lajmin e ka konfirmuar për BNR-në, anëtari i Komisionit për Energji Radosllav Ribarski dhe deputet i “Po e vazhdojmë ndryshimin”. "Vendim do të bëjë të mundur që Bullgaria të ndalojë akumulimin e humbjeve në mbrojtjen dhe ruajtjen e pajisjeve dhe të rikuperojë kostot e çështjes së arbitrazhit" me Rosatom, tha Ribarski.
Më vonë, Komisioni për Energjinë në Kuvendin Popullor ngarkoi ministrin e energjetikës që të zhvillojë bisedime me Ukrainën për shitjen e pajisjeve për Centralin Atomik “Belene”.
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Në vitin 2023, rritja e PBB-së së Bullgarisë ishte 1.9% më shumë në terma realë krahasuar me vitin 2022. Kjo është 0.1 për qind më shumë se rritja e paralajmëruar fillimisht prej 1.8%, njoftoi Instituti Kombëtar i Statistikave. Kryetari i..