Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Bullgaria do të përpiqet t'i shesë Ukrainës reaktorin bërthamor të centralit atomik në Belene

| rinovuar më 23-07-05 6.35.MD
Foto: beleneproject.bg

Ne kemi paraqitur një propozim për të bërë provë t'i shesim Ukrainës pajisjet bërthamore ruse nga lokacioni në termocentralin “Belene”, shkroi në Facebook deputeti i “Bullgarisë Demokratike” Ivajllo Mirçev. Një kërkesë eksplicite është që çmimi të mos jetë më i ulët se çmimi i blerjes prej 600 milionë euro, shton Mirçev.

Lajmin e ka konfirmuar për BNR-në, anëtari i Komisionit për Energji Radosllav Ribarski dhe deputet i “Po e vazhdojmë ndryshimin”. "Vendim do të bëjë të mundur që Bullgaria të ndalojë akumulimin e humbjeve në mbrojtjen dhe ruajtjen e pajisjeve dhe të rikuperojë kostot e çështjes së arbitrazhit" me Rosatom, tha Ribarski.

Deputeti i GERB-it, Deljan Dobrev, njoftoi në Facebook se parlamenti po cakton ministrin e energjisë Rumen Radev për të negociuar me Kievin. Radev tashmë ka inspektuar reaktorin e konservuar dhe ka gjetur se është në gjendje të përsosur.
Në Kuvendin Popullor partia “Vëzrazhdane” dhe Partia Socialiste Bullgare (BSP) u deklaruan kundër marrëveshjes së mundshme.

Më vonë, Komisioni për Energjinë në Kuvendin Popullor ngarkoi ministrin e energjetikës që të zhvillojë bisedime me Ukrainën për shitjen e pajisjeve për Centralin Atomik “Belene”.




Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Me një ligj, Bullgaria kërkoi nga BE të pranohet në Eurozonë më 1 korrik 2025

Pa diskutime dhe debate, parlamenti më në fund miratoi Ligjin për vënien e euros në qarkullim në Bullgari. Ligji u mbështet nga 167 deputetë nga GERB, Lëvizja për të Drejtat dhe Liritë (DPS) dhe "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike"..

botuar më 24-08-08 9.52.PD

Çmimet e banesave në Sofje po rriten vazhdimisht

Tregu i pasurive të paluajtshme rezidenciale në Sofje në tremujorin e dytë të 2024 mbetet i qëndrueshëm dhe aktiv. Pavarësisht parashikimeve për një qetësi të mundshme, tendencat tregojnë rritje të çmimeve dhe rritje të ndjeshme të kërkesës. Këtë..

botuar më 24-08-06 5.58.MD

Komisioni i Buxhetit miratoi projektligjin për futjen e euros

Komisioni Parlamentar i Buxhetit miratoi në lexim të dytë projektligjin për futjen e euros në Bullgari, të paraqitur nga Këshilli i Ministrave. Bullgaria në Eurozonë – avantazh apo disavantazh? Dokumenti parashikon një periudhë..

botuar më 24-08-02 9.51.PD