Presidenti Rumen Radev i qortoi pushtetarët se nuk kanë një mendim dhe qëndrim të tyre, por ndjekin ato të vendeve kryesore partnere. Ai e bëri deklaratën e tij për gazetarët pas tensionit mes qeverisë dhe presidencës për vizitën e Volodimir Zelenskit në vendin tonë.
“Unë gjithmonë kam mbrojtur interesin bullgar, jo interesin e vendeve të tjera. Pyetja është se interesat e kujt i mbrojnë politikanët nga parlamenti dhe nga qeveria - padyshim në shumë raste këto nuk janë interesat e bullgarëve”, tha gjithashtu kreu i shtetit.
Rumen Radev kritikoi edhe Këshillin e Ministrave se nuk e ka koordinuar paraprakisht me të vizitën e presidentit ukrainas. “Në këtë situatë, për mua ishte më e lehtë të mos e mbaja takimin, por ky nuk është një sinjal i mirë për Bullgarinë dhe për 300 mijë bullgarët në Ukrainë”, theksoi ai.
Me rastin e synimit për t'i dhënë municione Ukrainës, presidenti pyeti se si Kuvendi Popullor vendosi brenda një dite të zbrazte magazinat e rezervave të ushtrisë bullgare gjatë kohës së luftës. “Pavarësisht se ju bindin se ato do të mbushen shumë shpejt – kjo nuk është e vërtetë. Këto procese zgjasin vite”, tha ai.
Rumen Radev shprehu gjithashtu pakënaqësi për vendimin për shitjen e reaktorëve të termocentralit bullgar “Belene” në Ukrainë. Sipas tij, nuk bëhet fjalë vetëm për pajisjet, por edhe për fatin e projektit për ndërtimin e një termocentrali të dytë bërthamor bullgar.Vidhen thesaret kombëtare të Rumanisë nga një muze në Holandë Tre byzylykë ari dhe një përkrenare e paçmuar nga ekspozita rumune "Dacia! Perandoria e Artë dhe e Argjendtë" u vodhën nga Muzeu Drents në qytetin Assen të Holandës më 24 janar...
Lufta në Ukrainë nuk ka zgjidhje ushtarake dhe diplomacisë duhet t'i jepet rrugë. Këtë e deklaroi presidenti Rumen Radev, i cili organizoi pritjen tradicionale për udhëheqësit e misioneve diplomatike të akredituara në Bullgari. Në aktivitetin që u..
Shoqata e Pasardhësve të Refugjatëve dhe Emigrantëve nga territori i Maqedonisë së Veriut dërgoi një qëndrim tek institucionet evropiane, në të cilin këmbëngul që përfaqësuesit evropianë të njihen me dokumentet në rastin kundër kryetarit të klubit të..