Gjatë muajve të verës edhe këtë vit, qyteti shkëmbor Perperikon në Rodopet Lindore është një arenë e hulumtimeve intensive, njoftoi korrespondentja e BNR në Kërxhali Valja Apostollova. Për shkak të zbulimeve të bëra nga arkeologët, kompleksi Perperikon është ndër objektet kryesore kulturore dhe historike në Bullgari për mbi 20 vjet.
Kështjella mesjetare e shekujve VІ – ХІV Perperikon ndodhet 15 km në verilindje të qytetit të Kërxhali, e ngritur mbi një majë shkëmbore me një lartësi prej 470 m. Është një nga kështjellat më të mëdha në malin Rodopa me një sipërfaqe nga 12 000 m2. Kompleksi përfshin një pallat - shenjtërore nga shekujt VI - V para Krishtit, një kështjellë të fortifikuar trake, një vendbanim dhe një tempull të rrumbullakët - faltore pagane për orakullin. Supozohet se këtu ishte një nga kryeqytetet - rezidencat e mbretërve trakë. Pallati ishte në formë L, kishte 3-4 kate dhe 40 dhoma, njofton Qendra Informative Turistike në qytetin Kërxhali.
Kisha jonë Ortodokse kremton sot Mbledhjen e Shën. Kryeengjëllit Mihail, udhëheqës i ushtrisë qiellore dhe hierarkive engjëllore të patrup, që mundi forcat e errësirës. Është një nga festat më të rëndësishme të krishtera fikse të vjeshtës, e quajtur edhe..
Vullnetarë përfshihen në pastrimin dhe rimëkëmbjen e manastirit “Shën Spas” pranë majës Bakaxhik në rajonin e qytetit Jamboll të Bullgarisë Juglindore. Aksioni u organizua më 2 nëntor nga kryebashkiaku i fshatit të afërt Çargan, Stoimen..
Në vitin 1847, në familjen e Hristo Ivanov Bankovit - një njeri i urtë nga një familje e vjetër dhe mjeshtër i të ashtuquajturave “eminii” (pantofla), në një nga mëhallët e qytetit të Gabrovos (Bullgaria Qendore) lindi djali i dytë i Hristos...