Më 13 gusht festojmë 100-vjetorin e lindjes së Lea Ivanovës - një nga interpretueset e para të xhazit në Bullgari. Ajo ka lindur në vitin 1923 në qytetin e Dupnicës(Bullgari Jugperëndimore), por është rritur në Stamboll. Talenti i saj në të kënduar u shfaq në korin e fëmijëve të Ekzarkisë Bullgare. Lea erdhi në Sofje në vitet 1940, kur iu bashkua formacioneve të ndryshme të xhazit, me të cilët kryesisht këndonte swing.
E shtypur nga regjimi komunist për shkak të "muzikës dekadente perëndimore" që interpretonte, ajo u vlerësua më shumë jashtë vendit, ku arriti të performonte në mënyrë aktive në vitet 1960 - në Rumani, Hungari, pastaj Jugosllavi dhe Gjermaninë Lindore, dhe më vonë – edhe në SHBA , Kanada, Amerikën e Jugut etj.
Megjithatë, me personalitetin e saj karizmatik dhe praninë magjepsëse skenike, Lea Ivanova mbetet një nga legjendat më të mëdha të muzikës bullgare.
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Gjatë katër viteve të ekzistencës së tyre, muzikantët e rinj të grupit “Jupiter 7” u përsosën dhe u formuan si artistë. Edhe muzika e tyre pasqyron këtë zhvillim. Ata nuk janë më nxënës, por kënga e tyre më e re “Nuk ka kuptim” në fakt përfaqëson një..
Nga data 28 deri më 30 gusht, në sheshin qendror “Nikolla Vapcarov” të qytetit malor turistik Bansko, do të mbahet edicioni i 16-të i Festivalit Bansko Opera Fest. Gjatë tre netëve nën qiell të hapur, publiku do të shijojë një përzgjedhje të pasur..
Më 28 dhe 29 gusht, sheshi "Shën Aleksandër Nevski" do të bëhet përsëri një sallë koncertesh në ajër të hapur. Ylli bullgar i operës Sonja Jonçeva synon që festivali dy-ditor "Gala në Sofje" të bëhet një traditë vjetore - një urë lidhëse midis..
Për Dimitër Llazarov – DE FUEGO, nuk mund të thuhet me siguri se çfarë vjen e para – muzika apo vallëzimi. Këngët e tij prej autori na sjellin emocione..
Më 28 dhe 29 gusht, sheshi "Shën Aleksandër Nevski" do të bëhet përsëri një sallë koncertesh në ajër të hapur. Ylli bullgar i operës Sonja Jonçeva..
Më 27 gusht (e mërkurë), skena verore “Majmunarnika” në Parkun “Kopshti i Borisit” në Sofje do të ndriçohet nga magjia e folklorit bullgar. Kori i..