Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

“Draft”– kënga e re e grupit Ogi 23 dhe këngëtarit Diço

Foto: YouTube

Kënga “Draft” është fryt i bashkëpunimit mes grupit Ogi 23 dhe këngëtarit Diço. Kënga që është me një tingëllim të lehtë veror u kompozua dhe u aranzhua nga kitaristi i grupit Ogi 23 - Konstantin Angellov dhe Diço Hristov, teksti është i Angell Angellov.

Në stinën e pushimeve dhe udhëtimeve, videoja e këngës me regji të Georgi Angellov na çon në një udhëtim nëpër natyrën e bukur të Bullgarisë dhe në sinkron me tekstin - në kujtimet e disa prej momenteve më të lumtura mes dy njerëzve.

Redaktore: DiljanaTraçeva

Përgatiti në shqip: Svetllana Dimitrova



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Orkestra Filarmonike e Sofjes do të performojë për herë të tretë në Sallën e Artë të Musikverein - Vjenë

Më 17 mars, Orkestra Kombëtare Filarmonike dhe kryedirigjenti i saj do të jenë sërish të ftuar në sallën legjendare të Artë të Shoqatës së Muzikës së Vjenës - Wiener Musikverein. Nën dirigjimin e Najden Todorovit do të tingëllojë Koncerti për Trumbetë..

botuar më 25-03-15 7.30.PD

Në Ruse fillojnë Ditët Muzikore të Marsit

Sot në Ruse fillon edicioni i 64-të i Festivalit Ndërkombëtar të Muzikës “Ditët Muzikore të Marsit”. Ai do të zgjasë deri më 31 mars. Në kuadrin e aktivitetit do të mbahen njëzet e tre koncerte me vepra nga Rilindja dhe Baroku deri te muzika..

botuar më 25-03-14 8.25.PD

"Magjia"pranverore e Irina Fllorin

Irina Fllorin është ndër këngëtaret bullgare me një ndjenje të theksuar moderniteti në të gjitha dimensionet e tij. Tendencat më aktuale përshkojnë muzikën e saj, me të cilën ajo vazhdon të jetë e pranishme prej vitesh në skenën bullgare...

botuar më 25-03-13 8.15.PD