Muzeu Detar në Varna u përfshi në "Tripper Travel Guide", në listën e kurioziteteve që duhen parë medoemos në qytetin tonë të Detit të Zi. Përveç kësaj, muzeu ka marrë një diplomë speciale nga organizata turistike britanike, saktësoi drejtoresha Marianna Krësteva për BTA. Vlerësimi i shkëlqyer u dha nga turistët britanikë të cilët ndanë mendimin e tyre në një sondazh.
Muzeu i Varnës është ndër vendet më të preferuara të turistëve bullgarë dhe të huaj. Ata mund të mësojnë për historinë detare dhe ushtarako-detare të Bullgarisë, të shikojnë eksponate të ndryshme, si për shembull gjetje nga shtrati i detit, spiranca që nga antikiteti deri në kohët moderne. Ekspozita përfshin gjithashtu armatime, instrumente lundrimi, modele anijesh, uniforma dhe dekorime. Muzeu paraqet të vetmet dekorime për hundën e anijeve nga periudha të ndryshme të Bullgarisë. Pjesë e ekspozitës është edhe anija “Drëzki” nga Lufta Ballkanike, e cila është e vetmja anije siluruese e kësaj klase e ruajtur në botë.
Deri në fund të tetorit, vizitorët në muze mund të shikojnë ekspozitën e përkohshme me titull "Arma e ftohtë në ushtrinë bullgare – simbol i trimërisë dhe nderit". Ajo ekspozon mostra nga koha e Çlirimit në vitin 1878 deri në fund të periudhës monarkike në 1946.
Lexoni më shumë:
Përpiloi: Veneta Nikollova
Përgatiti në shqip: Vesella Mançeva
Foto: Facebook / Navalmuseumvarna, ВТА
Duke filluar nga kjo verë, vizitorët në Vraca mund të eksplorojnë qytetin malor përmes turneve plotësisht falas me guidë sipas modelit të turneve të ngjashëm që ofrohen në qytetet kryesore evropiane . Ideja është që vizitori i cili është ne..
Në Bullgari ka më shumë se 5 mijë shpella, secila më misterioze dhe e paarritshme, secila me historinë, bukurinë dhe misteret magjepsëse. Disa nga këto thesare të vërteta nëntokësore janë të rregulluara dhe mirëpresin turistët. Ju sjellim..
Ofertat e pronave për pushime në Bullgari janë rritur me 30-40% në tre vitet e fundit. Aktualisht numri i tyre i kalon 20 mijë. Gjithnjë e më shumë klientë preferojnë të marrin me qira një apartament apo edhe një shtëpi të tërë gjatë pushimeve të..