Ish-Shtëpia-Monument e Partisë Komuniste Bullgare në majën Buzlluxha duhet të ruhet dhe të shndërrohet në një destinacion turistik, i cili do të sjellë përfitime dhe të ardhura për rajonin. Rreth kësaj ideje u bashkuan vizitorët e Festivalit "Open Buzludzha", të cilët ndanë me agjencinë BTA vizionin e tyre për të ardhmen e këtij monumenti. Festivali treditor mblodhi mysafirë nga vendi dhe nga jashtë, të cilët erdhën për të mësuar më shumë rreth historisë së monumentit, si dhe për aktivitetet e ardhshme për ruajtjen dhe shoqërimin e tij me jetën publike.
“Duke qenë se për afro 35 vjet nuk u bë asgjë në këtë drejtim, mendoj se projekti i ardhshëm i Komunës së qytetit Kazanllëk për sigurimin e monumentit është një fillim i mirë”, tha fotografi nga Kazanllëku, Bedros Azinjan, i cili ka qenë një nga fotografët zyrtarë të objektit gjatë ndërtimit dhe funksionimit të tij. Ai shprehu shpresën që projekti të ketë vazhdimësi dhe një pjesë e monumentit të restaurohet, në mënyrë që të mund të kthehet në një atraksion turistik.
"Monumentin e shoh nga tarraca ime çdo mëngjes", tregoi për BTA Todor Ivanov nga Kazanllëku. Ai theksoi se e frekuentoi festivalin me fëmijët e tij jo vetëm për shkak të programit interesant ditor, por edhe sepse dëshiron që ata të mësojnë për historinë, sado e dhimbshme të jetë ajo.
Gjatë 36 muajve të ardhshëm pritet të zbatohet projekti “Ruajtja dhe përshtatja e monumentit Buzlluxha – Faza 1 – Konsolidimi”, që është pjesë e Konceptit për Investime Territoriale të Integruara të Komunës së Kazanllëkut. Aktivitetet do të realizohen në bashkëpunim me fondacionin “Projekti Buzlluxha” dhe me Administratën Rajonale të qytetit Sliven, pasi monumenti është pronë shtetërore private. Vlera e projektit është pothuajse shtatë milionë leva. Parashikohet ndërtimi i një çatie të re dhe zëvendësimi i dritareve të godinës, të cilat janë ndër hapat më urgjentë për sigurimin e saj.
Më shumë për monumentin mund të lexoni në botimet e mëposhtme:
Përpiloi: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BTA
E quajnë “Foleja prej guri” e Ballkanit, për shkak të shtëpive dhe mureve të bukura prej guri, që qëndrojnë të qeta në përqafimin e malit. Në Iglika, jeta rrjedh qetë dhe pa zhurmë, larg rrëmujës së shekullit XXI. Vetëm rreth 15 kilometra larg..
Në majën e kodrës Sahat Tepe në Plovdiv , këto ditë u përurua një orë e lashtë uji – klepsidër, e rikonstruktuar sipas modeleve antike. Kjo është e vetmja orë e tillë e vendosur në ambient të hapur në Bullgari, dhe tashmë është atraksioni më i ri..
Devin - "qyteti i ujërave minerale", ndodhet në një nga rajonet më piktoreske të Bullgarisë - i fshehur në pjesën jugperëndimore të vargmalit më të gjerë bullgar, Rodopet, përgjatë lumit Vëça. Në afërsi të tij ndodhen dhjetëra monumente natyrore dhe..
Në majën e kodrës Sahat Tepe në Plovdiv , këto ditë u përurua një orë e lashtë uji – klepsidër, e rikonstruktuar sipas modeleve antike. Kjo është e vetmja..
E quajnë “Foleja prej guri” e Ballkanit, për shkak të shtëpive dhe mureve të bukura prej guri, që qëndrojnë të qeta në përqafimin e malit. Në Iglika, jeta..