Një tren i vjetër me lokomotivë me avull së bashku me katër vagonë pasagjerësh dhe një tjetër nga treni i qeverisë “Vitosha Express” u nisën për në qytetin Mezdra nga Stacioni Qendror i kryeqytetit. Udhëtimi u organizua nga Hekurudhat Shtetërore Bullgare dhe Shoqata “Ballkani i Bashkuar” me rastin e Ditës së Pavarësisë dhe 135 vjetorit të themelimit të Hekurudhave Shtetërore Bullgare.
Në stacionin Kurillo u rikrijua një skenë historike - Princi Ferdinand I zbriti nga treni dhe lexoi manifestin që shpallte Pavarësinë e Bullgarisë. Rruga e trenit retro përfshin edhe qëndrimin në Rebrovo dhe Svoge, ku organizatorët kanë përgatitur edhe një program për pritjen e kompozimit.
Komisioni Evropian ka hapur procedura penalizuese kundër pesë vendeve, përfshirë Bullgarinë, për zbatimin e gabuar të ndryshimeve në rregullat evropiane të ujit të pijshëm, raporton BTA. Vendet duhej të zbatonin rregulloret e ndryshuara deri më 12..
Evakuimi i qytetarëve bullgarë dhe të huaj nga Izraeli u planifikua me kujdes nga diplomatët tanë në Sofje dhe ata në terren, njoftoi Kryeministri Rosen Zheljazkov në fillim të mbledhjes së qeverisë, raportoi gazetarja e BNR-së Cvetelina Stojanova...
Në një rend botëror dinamik, plot rreziqe dhe konflikte, është gjithnjë e më e vështirë të përfytyrohet e ardhmja. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev gjatë forumit “Green Transition”, i cili zhvillohet për të pestën herë në Sofje, njoftoi shërbimi..
Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Aeroporti “Vasill Levski” – Sofja mori çmimin ACI EUROPE "Aeroporti më i Mirë në Evropë". Dallimi është në kategorinë për aeroportet me një trafik..