Më pak se një muaj para zgjedhjeve lokale, Vasill Terziev, i nominuar për kryebaskiak të kryeqytetit nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", fitoi miratimin e 33.8%, dhe kandidati i GERB-SDS Anton Hekimjan doli i dyti me 23.7%.
Këtë e tregon anketa sociologjike e Qendrës për Analizë dhe Marketing, e realizuar në periudhën 30 shtator – 3 tetor të këtij viti me mjete të veta në mesin e 1003 shtetasve madhorë.
Në garën për postin e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, kandidatja e BSP-së Vanja Grigorova mori 13.8%, Dejan Nikollov nga "Vëzrazhdane" - 10.2%, Vili Lillkov nga koalicioni "Sinja Sofia" (“Sofja Blu”) - 4.6%, dhe Ivajllo Vëllçev nga ITN - 3%. Sipas anketës, Vasill Terziev do të fitonte zgjedhjet në rrethin e dytë.Presidenti Rumen Radev ia referoi sot çështjen Gjykatës Kushtetuese për një interpretim të detyrueshëm të Kushtetutës dhe për të shpallur të pavlefshëm refuzimin e kryetares së Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, për të paraqitur për shqyrtim nga..
Vetëm 2 kilometra kanë mbetur për t’u ndërtuar në anën bullgare të korridorit hekurudhor, i njohur si Korridori Nr. 8, i cili do të lidhë Detin Adriatik me Detin e Zi përmes Shqipërisë, Maqedonisë së Veriut dhe Bullgarisë. Këtë e njoftoi Sekretari i..
Ljupço Georgievski, kryetar i Klubit Kulturor "Ivan Mihajllov" në Manastir, i ndaluar nga autoritetet maqedonase, do të dalë në gjyq më 21 maj në orën 10:30 të mëngjesit. Ai akuzohet për citimin e kujtimeve të Ivan Mihajllov në Facebook duke përdorur..
Për momentin, nuk ka kërcënim të menjëhershëm për Bullgarinë, në sfondin e konfliktit ushtarak në rritje midis Izraelit dhe Iranit. Qeveria jonë shpreh..