Më pak se një muaj para zgjedhjeve lokale, Vasill Terziev, i nominuar për kryebaskiak të kryeqytetit nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", fitoi miratimin e 33.8%, dhe kandidati i GERB-SDS Anton Hekimjan doli i dyti me 23.7%.
Këtë e tregon anketa sociologjike e Qendrës për Analizë dhe Marketing, e realizuar në periudhën 30 shtator – 3 tetor të këtij viti me mjete të veta në mesin e 1003 shtetasve madhorë.
Në garën për postin e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, kandidatja e BSP-së Vanja Grigorova mori 13.8%, Dejan Nikollov nga "Vëzrazhdane" - 10.2%, Vili Lillkov nga koalicioni "Sinja Sofia" (“Sofja Blu”) - 4.6%, dhe Ivajllo Vëllçev nga ITN - 3%. Sipas anketës, Vasill Terziev do të fitonte zgjedhjet në rrethin e dytë.Udhëheqësi i "Po e Vazhdojmë Ndryshimin" (PP) Asen Vasilev e përshkroi përzgjedhjen e Rumen Specovit si menaxher special në Lukoil si një "shaka të keqe". Rumen Specov është propozimi për menaxher special të "Lukoil Bullgaria"..
Perspektivat e Evropës për t’u përballur me sfidat përpara të cilave qëndron u diskutuan sot në institucionin presidencial nga kreu i shtetit, Rumen Radev, me ministrin e jashtëm të Hungarisë, Peter Sijarto. Ministri i jashtëm hungarez ndodhet për..
Asambleja Kombëtare hodhi poshtë veton e Presidentit Rumen Radev mbi ndryshimet që zgjerojnë kompetencat e menaxherit të posaçëm komercial të “Lukoil”, njoftoi gazetarja e BNR Maria Fileva. Shumica qeverisëse, e mbështetur nga DPS - Fillimi i Ri..