Më pak se një muaj para zgjedhjeve lokale, Vasill Terziev, i nominuar për kryebaskiak të kryeqytetit nga "Po e vazhdojmë ndryshimin - Bullgaria Demokratike", fitoi miratimin e 33.8%, dhe kandidati i GERB-SDS Anton Hekimjan doli i dyti me 23.7%.
Këtë e tregon anketa sociologjike e Qendrës për Analizë dhe Marketing, e realizuar në periudhën 30 shtator – 3 tetor të këtij viti me mjete të veta në mesin e 1003 shtetasve madhorë.
Në garën për postin e kryetarit të bashkisë së kryeqytetit, kandidatja e BSP-së Vanja Grigorova mori 13.8%, Dejan Nikollov nga "Vëzrazhdane" - 10.2%, Vili Lillkov nga koalicioni "Sinja Sofia" (“Sofja Blu”) - 4.6%, dhe Ivajllo Vëllçev nga ITN - 3%. Sipas anketës, Vasill Terziev do të fitonte zgjedhjet në rrethin e dytë.Kosova shkon në zgjedhje të parakohshme pas 9 muajsh përpjekje për të formuar qeveri Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, shpërndau parlamentin, njoftoi gazeta Koha Ditore. Kjo ndodhi pasi kabineti i propozuar nga Glauk Konjufca nuk..
Kryeministri i Maqedonisë së Veriut dhe kryetar i partisë në pushtet VMRO-DPMNE, Hristijan Mickoski, sulmoi sërish Bullgarinë, duke e akuzuar se nuk i respekton të drejtat e “pakicës maqedonase” në Bullgari. Gjatë hapjes së një zyre të Shoqatës..
Me 128 vota “pro”, shumica qeverisëse në parlament, së bashku me tre deputetë të pavarur, rrëzuan veton e presidentit mbi Ligjin për Mbrojtjen dhe Forcat e Armatosura. Ndryshimet e miratuara zgjerojnë mundësitë për shpalljen e gjendjes së..