Kryeministrat e tri vendeve ballkanike – Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë, Nikollaj Denkov, Kyriakos Mitsotakis dhe Ion-Marcel Ciolaku zhvilluan një takim në rezidencën “Evksinograd” afër Varnës. Një theks i madh u vu në transportin, energjinë dhe lidhjen digjitale të rajonit, veçanërisht në kontekstin e asaj që po ndodh në Ukrainë dhe Izrael.
“Evropa nuk mund të lejojë më të shkëputet, të mos ketë rrugë që lidhin vendet fqinje, të mos ketë lidhje energjetike dhe kështu të jetë e varur nga faktorët e jashtëm”, theksoi Nikollaj Denkov.
U shqyrtua posaçërisht projekti për një korridor nga Selaniku përmes Kavalës, Aleksandropolisit, Burgasit dhe Varnës deri në Konstancë me mundësinë e shtrirjes në Moldavi. Ideja është të ndërtohet një infrastrukturë moderne transporti, komunikimi dhe energjie përgjatë rrugës, e cila do të aktivizojë lidhjet ekonomike dhe politike midis vendeve të përfshira.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen, si dhe rrugën evropiane në Ballkanin Perëndimor si një mundësi për stabilitetin në rajon.Të martën , temperaturat minimale do të jenë nga 12 deri në 17°. Në Sofje do të jetë 13°. Gjatë ditës do të jetë kryesisht me diell. Pas mesditës do të ketë vranësira mbi zonat malore. Era do të mbetet e dobët nga veriu-verilindja. Temperaturat..
Një grua izraelite me origjinë bullgare humbi jetën gjatë një sulmi iranian mbi një bllok në qytetin izraelit Bat Jam, dje, raportuan korrespondentet e BNR-së në Izrael, Fenja dhe Iskra Dekalo. Aktualisht, Ministria e Punëve të Jashtme nuk ka..
Derisa Bullgaria të anëtarësohet në eurozonën, një nga sindikatat më të mëdha në vend – Konfederata e Sindikatave të Pavarura (KNSB) – nisë një monitorim mujor të çmimeve të 20 produkteve bazë, të përfshira në të ashtuquajturën "shportë e vogël e..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..
Një qendër e re prodhimi pajisjesh mjekësore e kompanisë çeke "BTL Industries" u hap në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Në hapje mori pjesë Presidenti Rumen..
Presidenti i Eurogrupit Paschal Donohoe pret një konsensus në takimin e sotëm në Luksemburg për hyrjen e Bullgarisë në еurozonë, njoftoi korrespondentja..