Kryeministrat e tri vendeve ballkanike – Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë, Nikollaj Denkov, Kyriakos Mitsotakis dhe Ion-Marcel Ciolaku zhvilluan një takim në rezidencën “Evksinograd” afër Varnës. Një theks i madh u vu në transportin, energjinë dhe lidhjen digjitale të rajonit, veçanërisht në kontekstin e asaj që po ndodh në Ukrainë dhe Izrael.
“Evropa nuk mund të lejojë më të shkëputet, të mos ketë rrugë që lidhin vendet fqinje, të mos ketë lidhje energjetike dhe kështu të jetë e varur nga faktorët e jashtëm”, theksoi Nikollaj Denkov.
U shqyrtua posaçërisht projekti për një korridor nga Selaniku përmes Kavalës, Aleksandropolisit, Burgasit dhe Varnës deri në Konstancë me mundësinë e shtrirjes në Moldavi. Ideja është të ndërtohet një infrastrukturë moderne transporti, komunikimi dhe energjie përgjatë rrugës, e cila do të aktivizojë lidhjet ekonomike dhe politike midis vendeve të përfshira.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen, si dhe rrugën evropiane në Ballkanin Perëndimor si një mundësi për stabilitetin në rajon.Avioni me 148 persona të evakuuar nga Izraeli u ul në Aeroportin "Vasill Levski" në Sofje në orën 02:30. Nga të kthyerit 89 janë shtetas bullgarë, ndërsa 41 janë shtetas të Rumanisë, Sllovenisë, SHBA-së, Belgjikës, Shqipërisë dhe Kosovës. Ata u pritën..
Ditën e mërkurë temperaturat minimale do të jenë nga 13 deri në 18 gradë Celsius, ndërsa në Sofje rreth 15 gradë. Paraditja do të jetë me mot kryesisht të kthjellët. Pas mesditës pritet shtim i përkohshëm i vranësirave, por reshje të dobëta..
Me mbështetje elektorale prej 24.5%, GERB-SDS ruan epërsinë ndaj forcave të tjera politike. Kjo tregohet nga një sondazh përfaqësues në nivel kombëtar nga agjencia sociologjike "Gallup International Balkan", i kryer në periudhën 28maj - 4..
Një qendër e re prodhimi pajisjesh mjekësore e kompanisë çeke "BTL Industries" u hap në Plovdiv (Bullgaria Jugore). Në hapje mori pjesë Presidenti Rumen..
Pas përpjekjeve intensive dhe të pandërprera të Ambasadës bullgare në Teheran, dy shtetas bullgarë u evakuuan me sukses nga territori i Republikës..
Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe..