Kryeministrat e tri vendeve ballkanike – Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë, Nikollaj Denkov, Kyriakos Mitsotakis dhe Ion-Marcel Ciolaku zhvilluan një takim në rezidencën “Evksinograd” afër Varnës. Një theks i madh u vu në transportin, energjinë dhe lidhjen digjitale të rajonit, veçanërisht në kontekstin e asaj që po ndodh në Ukrainë dhe Izrael.
“Evropa nuk mund të lejojë më të shkëputet, të mos ketë rrugë që lidhin vendet fqinje, të mos ketë lidhje energjetike dhe kështu të jetë e varur nga faktorët e jashtëm”, theksoi Nikollaj Denkov.
U shqyrtua posaçërisht projekti për një korridor nga Selaniku përmes Kavalës, Aleksandropolisit, Burgasit dhe Varnës deri në Konstancë me mundësinë e shtrirjes në Moldavi. Ideja është të ndërtohet një infrastrukturë moderne transporti, komunikimi dhe energjie përgjatë rrugës, e cila do të aktivizojë lidhjet ekonomike dhe politike midis vendeve të përfshira.
Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen, si dhe rrugën evropiane në Ballkanin Perëndimor si një mundësi për stabilitetin në rajon.Çmimet e banesave në BE janë rritur me 4,9% në tremujorin e katërt të 2024, krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit 2023, sipas të dhënave të agjencisë evropiane të statistikave Eurostat. Bullgaria ka kaluar të gjitha vendet e BE-së në të..
Një numër rekord pjesëmarrësish nga vendi dhe nga jashtë priten për edicionin e dhjetë jubilar të Maratonës “Tërnovo Ultra” në qytetin Veliko Tërnovo, njoftuan organizatorët nga Klubi Sportiv “Brown Team”. Garat - kryesisht për amatorë - do të..
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi. Pothuajse nuk do të ketë reshje në verilindje të Bullgarisë. Gjatë natës era do të dobësohet...
Anija kërkimore bullgare "Shën Kirili dhe Metodi" (NIK 421) do të pritet sot solemnisht në stacionin detar në Varna. Moti i keq ka vonuar..
Të shtunën, më 12 prill, do të ketë vranësira të theksuara, me reshje shiu në shumë vende, në zonat qendrore - intensive dhe të konsiderueshme në sasi...
Si anëtare e BE-së dhe aleate e NATO-së, Bullgaria është pjesëmarrëse aktive në nismat e solidaritetit që synojnë forcimin e aftësive tona të..