Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kryeministrat e Bullgarisë, Rumanisë dhe Greqisë u takuan në tokën bullgare

Foto: BTA

Kryeministrat e tri vendeve ballkanike – Bullgarisë, Greqisë dhe Rumanisë, Nikollaj Denkov, Kyriakos Mitsotakis dhe Ion-Marcel Ciolaku zhvilluan një takim në rezidencën “Evksinograd” afër Varnës. Një theks i madh u vu në transportin, energjinë dhe lidhjen digjitale të rajonit, veçanërisht në kontekstin e asaj që po ndodh në Ukrainë dhe Izrael.

“Evropa nuk mund të lejojë më të shkëputet, të mos ketë rrugë që lidhin vendet fqinje, të mos ketë lidhje energjetike dhe kështu të jetë e varur nga faktorët e jashtëm”, theksoi Nikollaj Denkov.

U shqyrtua posaçërisht projekti për një korridor nga Selaniku përmes Kavalës, Aleksandropolisit, Burgasit dhe Varnës deri në Konstancë me mundësinë e shtrirjes në Moldavi. Ideja është të ndërtohet një infrastrukturë moderne transporti, komunikimi dhe energjie përgjatë rrugës, e cila do të aktivizojë lidhjet ekonomike dhe politike midis vendeve të përfshira.

Bashkëbiseduesit diskutuan edhe për anëtarësimin e Bullgarisë dhe Rumanisë në Shengen, si dhe rrugën evropiane në Ballkanin Perëndimor si një mundësi për stabilitetin në rajon.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Eurogrupi rekomandoi që Bullgaria të miratojë euron nga 1 janari 2026

Eurogrupi rekomandoi unanimisht që Bullgaria të bëhet anëtari i 21-të i eurozonës. Vendet e zonës së monedhës së përbashkët i rekomandojnë Këshillit të BE-së që kjo të ndodhë nga 1 janari i vitit të ardhshëm. Ministrat e financave të eurozonës..

botuar më 25-06-20 8.41.PD

Shumë muzikë dhe surpriza në Plovdiv me "Francofolies"

Artistë të preferuar bullgarë dhe francezë do të mblidhen në një skenë në Plovdiv për të prezantuar një përzierje hitesh bashkëkohore, klasike të arta dhe melodi të paharrueshme. Nga sot, 20 qershor, deri më 22 qershor, “Baza e Varkave” në qytetin e..

botuar më 25-06-20 5.00.PD

Parashikimi i motit për 20 qershorin 2025

Të premten , temperaturat minimale do të jenë nga 15 deri në 21°C. Në Sofje priten rreth 17°C. Para mesditës moti do të jetë me diell. Rreth dhe pas mesditës do të zhvillohet vranësirë grumbulluese. Në shumë zona, kryesisht në Bullgarinë..

botuar më 25-06-19 7.35.MD