Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Kolaps total i tregut izraelit - çfarë po ndodh dhe çfarë të presim nga industria jonë turistike

Foto: BGNES

Ditët e fundit, operatorët turistikë bullgarë kanë anuluar plotësisht programet e tyre për në Izrael, pas sulmeve të papritura terroriste të "Hamasit" dhe konfliktit ushtarak që pasoi. Linjat ajrore me kosto të ulët që operojnë në tregun bullgar gjithashtu kanë pezulluar fluturimet e tyre drejt Izraelit. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme u bëri thirrje qytetarëve bullgarë që të përmbahen nga udhëtimi drejt vendit të Lindjes së Mesme. Humbjet në industrinë tonë të turizmit pas mbylljes së tregut izraelit nuk janë llogaritur ende.

Të gjithë kolegët tanë po i anulojnë programet me Izraelin në këtë moment. Gjithashtu, pres që qytetarët tanë që janë në territorin e Izraelit të kontaktojnë ambasadën tonë atje. Bullgaria nuk i ka pezulluar fluturimet çarter për sa kohë që të kenë ku të ulen avionat. Mund ta shihni se edhe avioni ynë qeveritar po fluturon gjithashtu. Bullgaria nuk i ka ndalur fluturimet. Kështu që qytetarët tanë kanë mundësi të largohen nga Izraeli”, tha Evelina Puleva nga Dhoma Rajonale e Turizmit në Burgas në një intervistë me Kalina Ençevën nga BNR-Burgas.

Dhoma Rajonale e Turizmit këshillon turistët, ekskursionet e të cilëve janë anuluar të mos t’i zërë paniku dhe të kontaktojnë operatorët turistikë për të gjetur mundësi kompensimi. Sipas Evelina Pulevës, pas pandemisë, bullgarët tashmë e dinë se si të veprojnë kur pushimet e tyre e anulohen.

Kolegët nuk do të refuzojnë lëshimin e kuponëve për udhëtim, deri njëfarë pike do t'i rimbursojnë edhe turistëtKështu që para ka. Mund të përdoret e gjithë paketa e mjeteve që është përdorur edhe në pandeminë Covid-19. Përveç kësaj, disa nga klientët tanë janë siguruar në rast se udhëtimi i tyre anulohet. Dhe në këtë rast bëhet fjalë për një force madhore dhe besoj se siguruesit do ta njohin dhe do t'i rimbursojnë njerëzit. Turistët kanë besim tek ne. Ju e patë se sa kupona u lëshuan gjatë pandemisë së Covid-19 dhe se si operatorët turistikë morën rimbursime, veçanërisht kompanitë serioze që drejtojnë programet drejt Izraelit. Tani e shoh që të gjithë kolegët tanë janë jashtëzakonisht të ndërgjegjshëm, ne punojmë në sinkron, ndërsa transportuesit reaguan shumë shpejt dhe menjëherë i kthyen turistët në Bullgari”.

Konflikti ushtarak po ndikon në fluksin turistik në të gjithë rajonin. Njerëzit filluan të anulojnë udhëtimet e tyre edhe drejt vendeve fqinje. Ndërkohë, Ministria e Punëve të Jashtme u bëri thirrje bullgarëve që të shmangin udhëtimet në zonat në Jordani, pasi atje po zhvillohen demonstrata masive me masa të mëdha njerëzish të mbledhur për shkak të përshkallëzimit të fundit të luftës.

“Aktualisht jemi duke e monitoruar situatën. Nga kolegët në Egjipt morëm informacione inkurajuese se në resorte është qetë, por situata ndryshon çdo orë. Deri më tani, Egjipti nuk është hequr si destinacion. Por nuk kam shumë shpresa për Izraelin. Dhe nuk e di se çfarë programesh të planifikojmë për vitin 2024. Sa për turistët izraelitë që tradicionalisht vizitojnë bregun tonë të Detit të Zi, kjo mungesë sigurisht që do të ndikojë në mënyrë shumë serioze tek ne”, thotë Puleva.

Izraeli është ndër tregjet tona kryesore për zhvillimin e turizmit bullgar. Pas vitit 2022, rreth 174 mijë turistë nga Izraeli vizituan vendin tonë. Tani industria po përballet me një sfidë të re - si të kompensojë një ulje tjetër të numrit të turistëve, pas asaj të turistëve rusë me fillimin e luftës në Ukrainë. “Pyetje e vështirë, ia bëj vetes që kur situata u përshkallëzua! Ndoshta Turqia është një alternativë e mirë, por për mendimin tim Gjeorgjia është tregu që mund të zëvendësojë Izraelin”, përfundon Evelina Puleva.

Lexoni më tepër :



Foto: BGNES

Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Klima bullgare është e favorshme për zhvillimin e turizmit mjekësor

Kombinimi i një klime të favorshme, natyrës së bukur dhe ujërave të shumta minerale dhe baltës shëruese në Bullgari është i përshtatshëm për zhvillimin e mjekimeve të ndryshme në resortet tona. Në Kongresin e 11-të Vjetor të Unionit Bullgar të..

botuar më 24-09-10 9.36.PD

Shtëpi bujtina si muze etnografikë – të çlodhesh në një mjedis autentik fshati buzë Danubit

Fshehur nga vështrimi i turistit masiv, fshatrat e Danubit janë një magnet për adhuruesit e natyrës në kërkim të privatësisë dhe përvojave autentike. Këta udhëtarë zgjedhin fshatra të vegjël bregdetare si Srebërna, Gigen, Vetren, Novo Sello e të tjerë,..

botuar më 24-09-09 7.30.PD

“Die Welt” e përkufizon Sofjen si një alternativë ndaj Parisit dhe Londrës

Sofja nuk është ndër kryeqytetet më të vizituara evropiane, por ka shumë për të ofruar - qyteti është modern, duke ruajtur hijeshinë e së kaluarës. Kryeqyteti bullgar është një alternativë e mirë për Parisin dhe Londrën, shkruan edicioni bullgar i..

botuar më 24-09-08 7.35.PD