Më 21 dhe 22 tetor para Pallatit Kombëtar të Kulturës në Sofje mbahet Festa e Bullgarëve të Besarabisë. Veprimtaria është pjesë e programit të festimit të Ditës së Bullgarëve Besarabë - 29 tetorit. Ajo lidhet me datën e shenjtërimit të kishës “Shpërfytyrimi i Shenjtë i Zotit”, të cilin bullgarët besarabë në Bolgrad e ndërtuan në shenjë mirënjohjeje që iu dha mundësia për të jetuar të lirë dhe me dinjitet.
Njëqind vjet më vonë, tashmë në Bullgari ekziston një komunitet i madh bullgarësh besarabë që marrin pjesë aktive në ndërtimin e vendit tonë dhe prej tyre vjen iniciativa për të pasur një ditë të tillë që forcon marrëdhëniet mes bullgarëve në vendin tonë dhe bashkatdhetarëve tanë në rajonin e Besarabisë, që mbulon territore nga Moldavia dhe Ukraina.
Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit e organizon këtë festival që nga viti i kaluar. Në të prezantohen traditat e ruajtura nga bullgarët besarabë.
Sipas drejtoreshës ekzekutive e Agjencisë Rajna Manxhukova: “ Ideja e kësaj feste është edhe në këtë se bullgarët besarabë nga Ukraina, nga Moldavia dhe bullgarët nga Bullgaria të mblidhen për të kujtuar atë që shkruhej qysh në vitin 1838 në numrin e vetëm të gazetës “Besarabia Bullgare” se bullgarët besarabë janë mishi prej mishit dhe gjaku prej gjakut të Bullgarisë.”
Lexoni më shumë:
Foto: Agjencia Ekzekutive për Bullgarët Jashtë Shtetit, pia-news.com, BGNES
Shoqata Bullgare për Mbrojtjen e Zogjve njoftoi në faqen e saj në Facebook për dy shkaba egjiptiane të helmuara në Rodopet Lindore . Një zog - femër, me një transmetues të bashkangjitur, vdiq në duart e Dr. Volen Arkumarev. Shkaku i vdekjes, sipas..
8 prilli është dita kur romët në mbarë botën festojnë identitetin e tyre. “Dita Ndërkombëtare e Romëve është një kohë për të treguar se jemi pjesë e kombit bullgar, e komunitetit evropian dhe kontribuojmë në zhvillimin e kulturës vendëse, por..
Ministria e Arsimit dhe Shkencës e Bullgarisë shpalli rregullat për pranimin e studentëve, doktorantëve dhe specializantëve për studime në institucionet shtetërore të arsimit të lartë të Bullgarisë, sipas Dekretit nr. 103/1993 të Këshillit të..