Në qytetin Szeged të Hungarisë për të 19-tën herë organizohen Ditë të Kulturës Bullgare, njoftoi Monika Farkas-Barati nga vetëqeverisja bullgare në qytetin universitar. Si çdo vit, programi është i larmishëm dhe i pasur. Fillimi do të bëhet sot me kërcim vallesh në kafenenë “Radnoti”, organizuar nga formacioni koreografik “Ballkan”. Ansambli u themelua në vitin 1990 dhe repertori i tij i vallëzimit mbulon të gjitha rajonet etnografike të Bullgarisë, njoftoi BTA.
Më 27 tetor do të hapet ekspozita fotografike e Antoni Georgiev "Trashëgimia e hebrenjve në Bullgari", kushtuar 80-vjetorit të shpëtimit të hebrenjve bullgarë, në Shtëpinë e Kombësive në Szeged. Do të prezantohen pamjet e trashëgimisë materiale të hebrenjve në trojet tona. Ditët e kulturës bullgare do të vazhdojnë edhe në nëntor.Deputetët i dhanë vetes një afat prej tre ditësh për të bërë propozime me shkrim përpara leximit të dytë të ndryshimeve në Ligjin e Drejtësisë, qëllimi i të cilit është ndalimi i zgjedhjes së Prokurorit të ri të Përgjithshëm. Votimi për prokurorin e..
Pranimi i plotë i Bullgarisë në Shengen është një arritje e shumë qeverive dhe e shumë ekspertëve. Nuk do të lejojmë që të vendoset një lugë katrani, tha kryeministri në detyrë Dimitër Gllavçev, i cili personalisht inspektoi urën e Danubit afër Ruses...
Ministri i mbrojtjes Atanas Zaprjanov mori pjesë në takimin e 25-të të formatit të Grupit të Kontaktit për ofrimin e ndihmës mbrojtëse për Ukrainën, i cili u mbajt në bazën ajrore Ramshtain, Gjermani. Aty Zaprjanov deklaroi se në zbatimin e vendimeve..
Për të 21-in vit radhazi, Simitli po pret një festival të madh maskarade. Ajo që nisi si një argëtim lokal, sot “Simitlia – Toka e lashtë e kukerëve” është..
Viti i kaluar 2024 ishte viti më i ngrohtë për Bullgarinë që nga viti 1930. Këtë e tregojnë analizat e Institutit Kombëtar të Meteorologjisë dhe..