Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në Bullgari po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale

Foto: BGNES

Sot, më 5 nëntor, në Bullgari po zhvillohet raundi i dytë i zgjedhjeve lokale, ku të drejtë vote kanë 6 038 052 zgjedhës. Kryebashkiakët zgjidhen aty ku asnjë nga kandidatët nuk arriti të fitonte më shumë se 50% të votave në raundin e parë. Balotazhi zhvillohet mes dy kandidatëve për kryetar bashkie që kanë marrë numrin më të madh të votave. Votohet për zgjedhjen e 91 kryetarëve të bashkive, 451 kryetarëve të rajoneve dhe 31 kryetarëve të komunave.

Është kurioz fakti që në katër bashki në raundin e dytë zgjedhja bëhet ndërmjet tre kandidatëve, pasi kandidati i dytë dhe i tretë kanë një numër të barabartë votash - këto janë bashkitë e Suhozem, Dragash Vojvoda, Dobrina dhe Vasiljovo.


Ndër vendbanimet ku mbahen balotazhet janë 19 qytete rajonale, duke përfshirë tre më të mëdhenjtë në vend - Sofjen, Plovdivin dhe Varnën.

Dita e zgjedhjeve do të përfundojë në orën 20:00. Në rast se ka qytetarë që presin përpara seksioneve për të ushtruar votën e tyre, koha e votimit mund të shtyhet nga Komisioni Qendror i Zgjedhjeve deri në orën 21.00. Rezultatet e para të exit poll-ve të agjencive sociologjike pritet të shpallen në orën 20:00. Raundi i parë i Zgjedhjeve Lokale 2023 do të mbahet mend për një sërë kuriozitetesh, ku më i madhi është votimi me makinë që u anulua pas një skandali menjëherë para zgjedhjeve.

Foto: BGNES

Përpiloi: Miglena Ivanova

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Natalija Kisellova me minoritetin bullgar në Shqipëri

Kryetarja e Parlamentit Natalija Kisellova u uroi bullgarëve në Shqipëri që të ruajnë identitetin e tyre

Kryetarja e Asamblesë Kombëtare u takua me përfaqësues të komunitetit bullgar në Shqipëri. Në krye të një delegacioni parlamentar bullgar, Natalija Kisellova vizitoi Shqipërinë për të marrë pjesë në seancën e 12-të plenare të Asamblesë Parlamentare për..

botuar më 25-06-10 10.26.PD

Një organizatë joqeveritare u shpall për ndalimin e reklamave të ushqimeve të pashëndetshme që u drejtohen adoleshentëve

Një ndalim ligjor për reklamimin e ushqimeve me përmbajtje të lartë sheqeri, yndyre dhe kripe të destinuara për fëmijët nën 18 vjeç është ajo që kërkon Shoqata për Ushqim të Përballueshëm dhe Cilësor, njofton gazetarja e BNR-së Veselina Millanova...

botuar më 25-06-09 9.47.PD
Пловдив

Qyteti i dytë më i madh bullgar tërheq gjithnjë e më shumë studentë të huaj

3314 studentë të huaj studiojnë në Plovdiv. Më së shumti janë studentët e huaj që ndjekin studimet për mjekë dhe stomatologë në Universitetin e Mjekësisë - 2577. Ata janë nga 68 shtete, ku më së shumti vijnë nga Britania e Madhe, Italia, Gjermania dhe..

botuar më 25-06-09 5.10.PD