Industria e software-it është biznesi më solidar dhe me përgjegjësinë më të madhe shoqërinë në Bullgari. Ai paguan taksa dhe sigurime që janë tre herë më të larta se mesatarja për vendin, nxit konsumin në ekonomi, është një investitor i madh në ndryshimin e cilësisë së mjedisit të punës dhe është një faktor i rëndësishëm në mbajtjen e të rinjve në Bullgari. Konstatimet janë bërë në Raportin Vjetor për gjendjen e sektorit të software-it në vendin tonë, të përgatitur nga Shoqata Bullgare e Kompanive të Software-it. Të dhënat për vitin 2023 tregojnë një rritje serioze të numrit të të punësuarve në industri, krahasuar me vitin 2022, kur në të punonin 50 mijë persona:
"Ne jemi tashmë mbi 58 000. Kemi pasur rritje rekord për vitin e kaluar - pothuajse 8 500 njerëz më shumë në industri, dhe jemi rritur mesatarisht me rreth 4 500. Ky është një sukses, pjesërisht për shkak të 'kartave blu' që po lëshohen pak më lehtë. Por një pjesë jo aq e madhe - vetëm rreth 1 300 njerëz punojnë në industri në bazë të kartës blu - pjesa tjetër janë njerëz të vendit që janë trajnuar ose rikualifikuar këtu" - tregon për BNR Dobrosllav Dimitrov, kryetar i Shoqatës Bullgare të Kompanive të Software-it (BASSCOM).
Rregullorja e Bashkimit Evropian, e njohur si “Karta Blu”, u mundëson ekspertëve me specializim të lartë nga vende të treta /jashtë BE-së/ të lëvizin për të punuar në vendet e Komunitetit, së bashku me familjet e tyre. Kjo ka të bëjë me të gjitha sferat ekonomike, jo vetëm industrinë e software-it - si mjekë, inxhinierë, programues, etj.
Megjithatë, afatet për lëshimin e dokumentit në vendin tonë vazhdojnë ta bëjnë vendin tonë jokonkurrues në tregun europian të punës:
“Ajo që na ka vështirësuar dhe vazhdon të na vështirësojë është se në Bullgari karta blu jepet për 4-6 muaj, ndërsa në Gjermani dhe Poloni kjo procedurë është 4 javë. Kur konkurrojmë me këto vende për të tërhequr talentin nga jashtë jemi shumë jokonkurrues, por kemi edhe një numër të konsiderueshëm njerëzish nga BE-ja të tërhequr nga Bullgaria si vend për të ndërtuar karrierë. Problemi kryesor në këtë rast nuk është as pagesa dhe as kushtet e kompanive tona të zhvillimit të karrierës, por më tepër është e rëndësishme të reklamohemi dhe pozicionohemi mirë - ka nevojë për një politikë shtetërore që nuk duhet të reklamojë vendin tonë vetëm si vend pushimi, por duhet ta pozicionojmë Bullgarinë si një vend ku njerëzit janë të mirëpritur me familjet e tyre dhe ku ka kushte të mira për të bërë një karrierë”.
Në terma afatgjatë, tendenca e mungesës së personelit për sektorin e IT-së në vendin tonë pritet të vazhdojë.
"Në përgjithësi, kjo është një mungesë globale. E gjithë ekonomia po shkon drejt një niveli jashtëzakonisht të lartë teknologjik, që do të thotë se do të nevojiten gjithnjë e më shumë njerëz të tillë. Në plat afatshkurtër ka një ngadalësim të rritjes", parashikon Dimitrov.
Shkolla është hapi i parë ku fillon trajnimi i personelit për sektorin e IT-së, por kur njeriu i futet kësaj fushe, mësimi nuk mbaron kurrë. "Tendencat zhvillohen shumë shpejt që një institucion arsimor të jetë gjithmonë në hap me kohën, kështu që dija dhe teknologjia zhvillohen në kompani."
Çfarë po ndodh me studentët bullgarë në degët e teknologjisë së lartë? Rezulton se pothuajse të gjithë arrijnë të gjejnë realizim në vendlindjen e tyre. “Kjo është edhe një nga arsyet për të deklaruar se jemi sektori më i përgjegjshëm shoqëror dhe solidar” – thekson Dobrosllav Dimitrov. Sipas tij, pagesa e mirë është pjesë e stimulimit:
"Njerëzit në sektorin tonë nuk kërkojnë realizim jashtë vendit. Përkundrazi, ka një kthim neto të njerëzve nga jashtë në Bullgari. Bashkatdhetarët tanë që diplomohen në universitetet perëndimore kthehen për të ndjekur një karrierë këtu," thotë ai.
Është me rëndësi kyçe për dixhitalizimin e ekonomisë sonë të bëhemi 100.000-150.000 dhe shteti të mos pengojë, por të ndihmojë që ambienti për të jetuar dhe punuar këtu të jetë më tërheqës, theksoi Dimitrov për BNR.
Foto: Freepik.comBazuar në intervistën e Spas Krajnin, BNR- "Horizont"
Përktheu në shqip dhe publikoi: Kostandina Bello
Këshilli i Ministrave miratoi një dekret me të cilin paga minimale do të rritet nga 933 leva në 1077 leva në vitin 2025. Rritja është 15.4% ose 144 leva, tha ministri i çështjeve sociale Ivajllo Ivanov. Vendimi i qeverisë është në zbatim të ndryshimeve..
Ekonomia e Bullgarisë do të rritet me 2.3% këtë vit. Këtë e tregon përmbledhja më e fundit e ekonomisë botërore e përgatitur nga Fondi Monetar Ndërkombëtar (FMN) dhe e prezantuar sot, 22 tetor, në Uashington. Kjo është një rënie në krahasim me..
Paga minimale nga viti 2025 do të jetë 1077 leva (545 euro), tha për bTV ministri në detyrë i punës dhe politikës sociale Ivajllo Ivanov. Kodi i Punës përshkruan se si llogaritet paga minimale dhe ajo është 50% e pagës mesatare. “Kjo është e..
Nuk bëhet fjalë për përfundimin e tranzitit të gazit natyror nga Rusia përmes Bullgarisë. Kështu shkruan agjencia shtetërore ruse TASS, pasi ministri bullgar..
Në buxhetin e vitit 2025 propozohet një deficit prej 3 për qind. Në parashikimin buxhetor afatmesëm, deficiti prej 3 për qind është vendosur deri në..