Ditë para shpalljes së listës së shkurtër për çmimet “Oskar”, u bënë publike propozimet për çmimet “Satellit”. Mes tyre është edhe “Mësimet e Bllagës”. Filmi i Stefan Komandarev do të konkurrojë për çmimin në kategorinë e filmit ndërkombëtar së bashku me "Gjethet e rënë" (Finlandë), "Anatomia e një rënie" (Francë), "Unë, Kapiteni" (Itali), "Shoqëria e dëborës" (Spanjë), "Dhoma e mësuesit" (Gjermani) dhe "Zona e interesit" (Britania e Madhe).
“Kjo është një njohje e madhe ndërkombëtare për ne, gjë që na bën jashtëzakonisht të lumtur”, komentoi regjisori Stefan Komandarev.
"Satellit" janë çmime vjetore të Akademisë së Shtypit Ndërkombëtar. Ato shpërblehen për arritje të jashtëzakonshme në fushën e filmit, televizionit dhe mediave të reja. Fituesit do të shpallen më 18 shkurt në Los Anxheles.
Filmi bullgar "Mësimet e Bllagës" triumfoi edhe në Festivalin e Filmit në RomëDonvena Pandurski – mjeshtre baleti bullgare me një karrierë të lakmueshme evropiane, ka përfunduar Shkollën Shtetërore të Koreografisë në Sofje në fund të viteve ’70 të shekullit XX dhe është emëruar në Operën e Sofjes. Në vitin 1988 diplomohet në..
Më 6 qershor 2025, në një nga baret e Sofjes, publiku bullgar pati rastin të ndjekë një performancë të veçantë nga këngëtari shqiptar Idriz Ameti, artist me rrënjë në Maqedoninë e Veriut dhe një histori të pasur kulturore. Ai erdhi në kryeqytetin..
Nga data 4 deri më 12 korrik, në qytetin çek Karlovy Vary do të mbahet edicioni i 59-të i festivalit ndërkombëtar të filmit. 9 nga gjithsej 11 titujt në garën për çmimin “Globusi i Kristaltë” janë premiera botërore. Vendi ynë përfaqësohet atje me dy..
Kur vizitoi Ballçikun në vitin 1921, Mbretëresha rumune Maria u mahnit nga bukuria e zonës dhe shpejt vendosi të kthehej dhe të qëndronte. Në vitin 1924,..