Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2024 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Viti politik 2023 – dinamik dhe plot kompromise

Foto: arkiv

Tejet dinamik në aspektin politik, me një ndjenjë tolerance të pafundme ndaj gabimeve të pushtetarëve nga ana e shoqërisë. Kështu duket përgjithësisht viti 2023 me sytë e politologëve Sergej Petrov dhe Svetlin Taçev. Ne dëshmuam përmbysje politike dhe kompromise serioze për të gjetur një rrugëdalje nga spiralja e pesë zgjedhjeve të parakohshme radhazi. Si rezultat, zhargoni politik u pasurua me koncepte përshkruese si "kombinim", "moskoalicioni", "formim" etj.

“Në Bullgari kemi një koalicion, të cilin e quajmë jokoalicion, por ai funksionon si koalicion, pa marrë parasysh se herë pas here shohim një përkeqësim të marrëdhënieve mes subjekteve të tij individuale – shpjegon politologu Sergej Petrov për Radio Bullgarinë. - Mirëpo, partitë politike nuk kishin zgjidhje tjetër, sepse votuesit kanë treguar disa herë radhazi se nuk ka subjekt politik që me një apo dy partnerë të pranueshëm mund të formojë një kabinet, prandaj alternativa para tyre ishte të shkonin prapë në zgjedhje. Prandaj ky moskoalicion do të vazhdojë të ekzistojë derisa qëndrimet elektorale të mos llogarisin ndonjë zhvendosje të shtresave politike”.

Ndër figurat politike, për të cilët kjo përbërje e papërcaktuar politike është më e favorshme janë deputetët Bojko Borisov dhe Deljan Peevski - beson politologu Svetlin Taçev.

“Koalicioni aktual u dha atyre mundësinë që të legjitimohen sërish si faktorë të rëndësishëm politikë”, vuri në dukje ai.

Kohët e fundit, Deljan Peevski,  i sanksionuar nga SHBA për korrupsion sipas ligjit global "Magnitsky", vepron në mënyrë aktive si një lloj mentor i pushtetarëve për një sërë çështjesh aktuale. Shkencëtari politik Svetlin Taçev është i bindur se kjo nuk është rastësi:

“Aktiviteti i Peevskit i detyrohet edhe transformimeve që po ndodhin në Lëvizjen për të Drejta dhe Liri /DPS/ dhe rolit të saj në rritje në këtë proces.

Një tjetër temë aktuale është një katalizator për pasionet politike në vitin 2023 që vjen – ndryshimet në Kushtetutë. Për të dy analistët politikë, përpjekjet e pushtetarëve në këtë drejtim janë të nxituara dhe të keqmenduara.


"Kushtetuta është një ligj bazë dhe ajo përshkruan vetëm kushtet themelore në një vend. Megjithatë, subjektet politike duket se duan të vendosin disa nga idetë e tyre atje, gjë që për mendimin tim nuk është e nevojshme. Nëse vërtet duam që sistemi ynë gjyqësor të punojë më drejtë, nuk mendoj se kjo duhet lidhur me ndryshimet në Kushtetutë.”

Ndryshimet në ligjin bazë ishin në bazë të formimit të koalicionit dhe ndër reformat më të domosdoshme nga këndvështrimi i partnerëve PP-DB, kujton Svetlin Taçev.

“E bënë kështu që ata vetë u bënë peng, duke vuajtur negativitetin mbi veten e tyre, që të legjitimohen para elektoratit të tyre. Nëse ndryshimet nuk bëhen fakt, nuk do të kenë përgjigje se pse kanë hyrë në këtë qeveri. Kjo është ndoshta arsyeja se pse ata nxitojnë që këto ndryshime të miratohen para rotacionit në mënyrë që të demonstrojnë se e kanë arritur qëllimin e tyre parësor.”

Anëtarësimi në Shengen dhe në Eurozonë janë dy prioritete të tjera të rëndësishme mbi të cilat qeveria bullgare po punon në mënyrë aktive.


"Nuk ka ende informacion të mjaftueshëm se cilat do të jenë pasojat e pranimit tonë në Eurozonë - komentoi Taçev. - Sigurisht, ky është një hap i nevoshëm që duhet të bëhet për të arritur të përmbushim integrimin tonë evropian. Nga ana tjetër, ende nuk ka një fushatë informuese, e cila sjell frikë te popullata dhe qeveria duket se nuk po bën sa duhet për t'i larguar ato”.

Për shkak të problemeve të ndryshme strukturore të euros, Sergej Petrov tani për tani mbetet një mbështetës i pranimit tonë në teori:

“Shumë njerëz thonë se ne kemi marrë një angazhim për të adoptuar euron, por nuk jemi angazhuar për një afat kohor. Kemi shtete anëtare që nuk kanë adoptuar euron, por treguesit e tyre ekonomikë janë shumë më të mirë se ato mesatare të Europës”, ​​komentoi analisti.

Fillimi i çmontimit të Monumentit të Ushtrisë Sovjetike në Sofje është një tjetër ngjarje që shkakton trazira serioze në shoqërinë bullgare.


"Tek ne ky monument duket se e materializon këtë ndarje në nivel kombëtar - vëren Petrov, për të cilin është interesant debati pro dhe kundër çmontimit të monumentit. - Jam i bindur se një pjesë e madhe e mbrojtësve dhe kundërshtarëve të Monumenti nuk e vlerëson thjesht si monument. Që nga krijimi i shtetit të tretë bullgar, në shoqërinë bullgare janë shfaqur termat "rusofil" dhe "rusofob", të cilat janë lidhur tërësisht me nocione politike. Nuk bëhet fjalë për simpatinë për gjuhën, kulturën, popullin, traditat etj., por për mbështetjen, ose mosmiratimin e politikës së jashtme ruse. Që atëherë e deri më tani, ajo vazhdon të jetë një vijë e trashë ndarëse në shoqëri."

Zgjedhjet vendore, që u mbajtën në vitin 2023, kishin potencialin për t'u bërë një pengesë për ata që ishin në pushtet, por partia GERB mbajti pozicionet e saj në qeverisjen vendore dhe partnerët e saj PP-DB arritën të fitonin postin e kryetarit të bashkisë në kryeqytet, që ishte një nga qëllimet e tyre më të rëndësishme. Megjithatë, këshilli bashkiak ende nuk funksionon efektivisht pasi udhëhiqet nga një ushtrues detyre i kryetarit i cili është edhe këshilltari më i moshuar bashkiak. Kjo na kujton një situatë të ngjashme me zgjedhjen e Kryetarit të dy legjislaturave të Kuvendit Popullor.


“Me siguri presim një skenar të ngjashëm në nivel lokal, sepse shohim se me këtë ndarje është e vështirë të zgjidhet kryetari i këshillit, Kjo ndikon nnegativisht mbi tërë bashkinë, e cila nuk mund të funksionojë në mënyrë adekuate” – tha politologu Svetlin Taçev.

Pyetjet e hapura të zgjedhjeve politike 2023 në Bullgari presin vendimin e tyre në 2024.

Përgatiti në shqip dhe publikoi: Vesella Mançeva

BTA, bntnews.bg, BGNES, arkiv



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Rumen Radev

Bullgaria duhet të rivendosë rolin e saj udhëheqës në Ballkan

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje politikanëve dhe partive që të zgjidhin problemet e tyre familjare dhe ta kthejnë Bullgarinë në Ballkan "në një plan më të gjerë rajonal". “Është koha që të nxjerrim kokën nga rëra, të mos merremi më me..

rinovuar më 24-10-17 4.46.MD
Марчел Чолаку и Николае Чука

Ngjarjet me adresë ballkanike

Një mosmarrëveshje parazgjedhore përçau partitë në pushtet të koalicionit të madh në Rumani Dy muaj përpara zgjedhjeve presidenciale dhe parlamentare në Rumani, socialdemokratët në pushtet dhe liberalët hynë në një mosmarrëveshje. Kjo ndodhi për..

botuar më 24-10-12 10.05.PD

Presidenti bëri thirrje për veprime kundër blerjes së votave

Presidenti Rumen Radev u bëri thirrje përfaqësuesve të institucioneve përgjegjëse për zhvillimin e zgjedhjeve për veprime bindëse kundër blerjes së votave. Në takimin me kreun e shtetit morën pjesë ministri i punëve të brendshme Atanas..

botuar më 24-10-09 5.36.MD