Ditën e enjte pas mesditës vranësirat sërish do të shtohen dhe do të ketë reshje shiu vende-vende në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Do të fryjë erë e dobët, në fushën e Danubit dhe në atë të Trakisë së Epërme deri mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1° dhe 6°, kurse maksimalet do të jenë të larta për stinën – ndërmjet 11° dhe 16°. Në Sofje temperatura maksimale do të jetë 12°, në Sandanski 15°, në Plovdiv dhe Kërxhali 13°, në Burgas dhe Varna – 14°.
Para mesditës do të mbizotërojë mot me diell në zonat malore. Pas mesditës vranësirat do të shtohen nga perëndimi dhe deri në fund të ditës në shumë vende do të ketë reshje shiu, mbi 1800 m nga bora.
Do të mbajë mot kryesisht me diell përgjatë bregut të Detit të Zi. Pas mesditës vranësirat do të shtohen dhe do të ketë reshje shiu në Bregdetin Jugor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 13 deri në 16 gradë. Temperatura e ujit të detit është 9° - 10°.
Vranësira të ndryshueshme priten edhe në të gjithë territorin e Evropës.Kryeministri maqedonas Hristijan Mickoski deklaroi se çështja maqedonase nuk është e mbyllur sepse Gjykata Evropiane për të Drejtat e Njeriut vendosi që të drejtat e personave me identitet maqedonas në Bullgari nuk respektohen. Fjalët e tij për median..
Dua kategorikisht të hedh poshtë të gjitha insinuatat se Bullgaria largohet nga Eurozona, tha ministrja e financave Temenuzhka Petkova. Ekziston një procedurë që të raportojmë në Eurogrup - në mes të shkurtit. Vetëm atëherë do të shohim se cilët janë..
Paraditen e së premtes do të ketë mjegull në ultësira dhe lugina. Vranësirat do të fillojnë të shtohen nga perëndimi. Temperaturat minimale do të lëvizin nga minus 2 deri në 3°, ndërsa në Sofje do të jetë rreth minus 1°. Gjatë ditës do të ketë..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Të enjten në mëngjes në ultësira, lugina dhe përgjatë lumit Danub do të ketë mjegull dhe dukshmëri të reduktuar, me vranësira të ulëta. Rreth mesditës..
Huthët jemenas nga grupi “Ansar Allah” liruan ekuipazhin e anijes “Galaxy Leader”, të rrëmbyer në fund të vitit 2023 në Detin e Kuq, njoftoi BNT...