Ditën e enjte pas mesditës vranësirat sërish do të shtohen dhe do të ketë reshje shiu vende-vende në Bullgarinë Perëndimore dhe Qendrore. Do të fryjë erë e dobët, në fushën e Danubit dhe në atë të Trakisë së Epërme deri mesatare nga drejtimi perëndimor-veriperëndimor. Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1° dhe 6°, kurse maksimalet do të jenë të larta për stinën – ndërmjet 11° dhe 16°. Në Sofje temperatura maksimale do të jetë 12°, në Sandanski 15°, në Plovdiv dhe Kërxhali 13°, në Burgas dhe Varna – 14°.
Para mesditës do të mbizotërojë mot me diell në zonat malore. Pas mesditës vranësirat do të shtohen nga perëndimi dhe deri në fund të ditës në shumë vende do të ketë reshje shiu, mbi 1800 m nga bora.
Do të mbajë mot kryesisht me diell përgjatë bregut të Detit të Zi. Pas mesditës vranësirat do të shtohen dhe do të ketë reshje shiu në Bregdetin Jugor. Temperaturat maksimale do të lëvizin nga 13 deri në 16 gradë. Temperatura e ujit të detit është 9° - 10°.
Vranësira të ndryshueshme priten edhe në të gjithë territorin e Evropës.Prof. Kostadin Angellov u zgjodh kryetar i parë me rotacion i Këshillit për Menaxhimin e Përbashkët të Qeverisë. Në takimin e parë morën pjesë ministrja e financave Temenuzhka Petkova dhe zëvendëskryeministri Tomisllav Donçev si përfaqësues të qeverisë. Ai..
Ka një rritje të ndjeshme të rezervimeve të hershme për sezonin turistik veror në bregun bullgar të Detit të Zi, njofton Shoqata Bullgare e Hoteleve. Tregjet kryesore ku po përqendrohet vëmendja mbeten Polonia, Republika Çeke, Mbretëria e Bashkuar dhe..
Në vitin 2024 demokracitë përfituan nga ndryshimet politike dhe teknologjike duke rrëzuar liderët e dështuar, duke braktisur idetë e vjetruara dhe duke përqafuar prioritete të reja, të argumentuara mirë. Kështu deklaroi presidenti Rumen Radev në edicionin e..
Kapiteni Ljubomir Çanev dhe ndihmës kapiteni Danaill Veselinov u kthyen në Bullgari pas 430 ditësh në robëri nga huthët jemenas. Anija “Galaxy Leader” me dy..
Të enjten në mëngjes në ultësira, lugina dhe përgjatë lumit Danub do të ketë mjegull dhe dukshmëri të reduktuar, me vranësira të ulëta. Rreth mesditës..
Huthët jemenas nga grupi “Ansar Allah” liruan ekuipazhin e anijes “Galaxy Leader”, të rrëmbyer në fund të vitit 2023 në Detin e Kuq, njoftoi BNT...