Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Në një intervistë për CNBC, kryeministri Nikollaj Denkov deklaroi se Ukraina po lufton për të gjithë Evropën

Nikollaj Denkov
Foto: cnbc.com

Ukraina nuk po lufton vetëm për territorin e saj, vetëm për vendin e saj, por edhe për të gjithë Evropën, tha kryeministri Nikollaj Denkov në një intervistë për CNBC, një pjesë e së cilës u përhap nga shërbimi për shtyp i qeverisë. Kryeministri është optimist se në Këshillin e ardhshëm Evropian do të ketë një vendim pozitiv për një paketë të re ndihme për Ukrainën.

Denkov thekson në intervistë se po punon aktivisht me Greqinë dhe Rumaninë për të ndërtuar infrastrukturë të rëndësishme për zhvillimin dhe bashkimin ekonomik të rajonit. Këto veprime janë pjesë e përpjekjeve për të forcuar Evropën Juglindore dhe krahun lindor të NATO-s, thotë gjithashtu Denkov, cituar nga BTA.

Ndërkohë, ministri i mbrojtjes Todor Tagarev informoi komisionin kompetent parlamentar se 100 mjetet e blinduara që vendi do t'i dërgojë Ukrainës janë ende në magazinë.Po kërkohen financime për transportimin e tyre në Ukrainë, raportoi BGNES.


Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Bullgaria shprehu solidaritet me viktimat e sulmit të përgjakshëm në Damask

Lajmi për sulmin e përgjakshëm ndaj kishës ortodokse “Shën Profeti Ilija” në periferi të Damaskut, i kryer më 22 qershor 2025, tronditi thellë komunitetin ortodoks në Bullgari dhe ngjalli reagime të ashpra kundër dhunës ndaj bashkësive fetare paqësore..

botuar më 25-06-24 11.41.PD

Bullgaria po e ndjek me shqetësim situatën në Lindjen e Mesme

Për momentin, nuk ka kërcënim të menjëhershëm për Bullgarinë, në sfondin e konfliktit ushtarak në rritje midis Izraelit dhe Iranit. Qeveria jonë shpreh shqetësim për tensionin në rritje në rajon dhe rreziqet e mundshme për paqen dhe sigurinë..

botuar më 25-06-23 10.02.PD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Serbia dhe Bosnja dhe Hercegovina refuzojnë të nënshkruajnë deklaratën e SEECP Samiti i Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore (SEECP), i mbajtur në Tiranë nën presidencën shqiptare, përfundoi pa miratimin e deklaratës së..

botuar më 25-06-21 8.00.PD