Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Presidenti Rumen Radev: Dërgimi i trupave nga një vend i NATO-s në Ukrainë do të thotë një konflikt global

Pa siguri në Ballkanin Perëndimor, nuk mund të ketë siguri në Evropë

Foto: BTA

Në një konferencë të përbashkët me Presidenten e Sllovenisë, Nataša Pirc Musar, e cila ndodhet për një vizitë zyrtare në Bullgari, Presidenti Rumen Radev komentoi një deklaratë të presidentit francez Emmanuel Macron më 26 shkurt në një konferencë ndërkombëtare në mbështetje të Ukrainës në Paris se dërgimi i trupave tokësore perëndimore në Ukrainë nuk duhet të ndalet në të ardhmen.

“Dërgimi, edhe në bazë të një marrëveshjeje dypalëshe, i trupave nga pala e NATO-s në Ukrainë do të thotë një konflikt global”, paralajmëroi Radev. Ai deklaroi gjithashtu se pret që kryeministri bullgar Nikollaj Denkov të japë sqarime për deklaratën e tij për "gatishmërinë për një marrëveshje dypalëshe të sigurisë midis Ukrainës dhe Bullgarisë". Sipas Radev, Ukraina nuk mund të lihet vetëm, por as nuk duhet të lejohen veprime të pamatura që çojnë në një konflikt ushtarak global.

Në takimin mes presidentit bullgar dhe Nataša Pirc Musar u diskutua për rreziqet me të cilat përballet rajoni për shkak të luftës së Rusisë në Ukrainë, presioni i shtuar migrator, kriza energjetike etj. Të dy presidentët theksuan se Bullgaria dhe Sllovenia janë në të dyja anët e Ballkanit Perëndimor dhe janë të përkushtuara të punojnë për stabilitetin në rajon. Ata theksuan se nuk mund të ketë siguri në Evropë pa stabilitet në Ballkanin Perëndimor.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Natalija Kisellova dhe Bajram Begaj

Bullgaria riafirmoi mbështetjen e saj për anëtarësimin e Shqipërisë në BE

Kryetarja e Kuvendit Popullor, Natalija Kisellova, është për një vizitë pune në Shqipëri për të marrë pjesë në Asamblenë Parlamentare të Procesit të Bashkëpunimit të Evropës Juglindore, në të cilën Parlamenti Bullgar do të marrë presidencën e..

botuar më 25-06-09 6.06.MD

Ngjarjet me adresë ballkanike

Ambasadori i BE-së në Shkup bëri gërmimin e parë për një pikë të re kufitare Filloi puna për ndërtimin e pikës kufitare Markova Noga – Lemos midis Maqedonisë së Veriut dhe Greqisë, e financuar nga BE-ja. Projekti u prezantua në..

botuar më 25-06-06 4.00.MD

Tronditje të reja në boshtin Sofje-Shkup: a do të ketë sukses Bullgaria në mbrojtjen e interesave të saj në Parlamentin Evropian?

Një tjetër kulm në drejtimin negativ të marrëdhënieve në boshtin Sofje-Shkup. Arsyeja - votimi i ardhshëm, më 4 qershor në Komitetin e Punëve të Jashtme të Parlamentit Evropian, mbi deklaratën e avancimit të Republikës së Maqedonisë së Veriut në..

botuar më 25-06-03 3.53.MD