Shtëpia është vendi ku të gjitha problemet e pazgjidhura në shoqërinë tonë mund të shihen si me një xham zmadhues. Është e vështirë të flitet për zhvillimin e hershëm të fëmijës nëse fëmijët flenë në të njëjtin shtrat ose jetojnë në të njëjtën dhomë me prindërit e tyre deri në adoleshencë. Është e vështirë të flasim për arsimimin nëse ata nuk kanë ku të përgatiten. Nuk mund të flitet as për kujdesin shëndetësor nëse fëmijët nuk kanë mundësi të lahen dhe të ruajnë higjienën etj.
32 për qind e popullsisë në Bullgari jeton në rrezik nga varfëria dhe përjashtimi social – sipas të dhënave të statistikave kombëtare për vitin 2022. Kjo e vendos Bullgarinë ndër vendet me rrezikun më të madh për popullsinë nga varfëria dhe të gjitha negativet që rrjedhin prej saj. Këto familje nuk mund të mbulojnë nevojat e tyre elementare shtëpiake, prandaj rrallë arrijnë të lënë mënjanë nga buxheti i tyre për të përmirësuar kushtet e banimit - sipas Organizatës Joqeveritare “Habitat Bullgaria”. Për këtë arsye prej kohe kjo organizatë zbaton një model për përmirësimin e strehimit të më të varfërve në lagje dhe vendbanime të ndryshme të vendit tonë. Një projekt për mikro-financim të riparimeve dhe përmirësimeve urgjente është drejtuar ndaj tyre. Paratë shpërndahen përmes një organizate lokale që menaxhon subvencionimin, i cili në vitin 2023 arriti vlerën nga 20 000 leva. Kredia individuale është në përmasën 1200 leva për riparimin e çatisë, banjës, ambienteve, si dhe për përmirësimin e efikasitetit energjetik të ndërtesave. Përfituesit janë të detyruar t'i kthejnë fondet pas një viti, pasi këto para u rishpërndahenaplikantëve të tjerë. Kështu, mikrofinancimi është një mënyrë e qëndrueshme për të ndihmuar, ndryshe nga modeli i njohur i ndihmës sociale, që i bën njerëzit pasivë.
“Ne punojmë në vende ku varfëria ekonomike dhe e banesave janë në një shkallë të tmerrshme. Njerëzit jetojnë në kushte të papranueshme për shekullin e 21-të, madje është e papranueshme që të ekzistojnë lagje dhe komunitete të tilla në një vend të BE-së”, thotë Minço Benov, drejtor i “Habitat Bullgaria”.
“Për fat të keq, problemi po thellohet me kalimin e viteve dhe ne synojmë pikërisht zgjidhjen e tij, sepse ky është misioni i “Habitat Bullgaria”. Kjo është një organizatë me përfitim publik që synon të punojë për përmirësimin e kushteve të banimit në vend dhe eliminimin e varfërisë së strehimit. Ky program ekziston që nga viti 2008 dhe për të gjithë periudhën kemi financuar kredi individuale për më shumë se 1 milion e 800 mijë leva. Ideja jonë funksionon sepse kthimi që kemi me shërbimin e rregullt të këtyre kredive është jashtëzakonisht i lartë. Deri në mars të vitit 2020, kur filloi pandemia, ne kishim një normë kthimi mbi 97 për qind, që është një nivel jashtëzakonisht i lartë, veçanërisht duke marrë parasysh mjedisin e rrezikut në të cilin operojmë. Që nga viti i kaluar kur e rifilluam veprimtarinë tonë, deri më tani kemi vetëm një kredi me vonesë. Njerëzit marrin një kredi të dytë dhe të tretë, që gradualisht të zgjidhin probleme më të mëdha, gjë që me sa duket po ndodh dhe programi po funksionon.”
Organizata joqeveritare i ka përqendruar përpjekjet e saj në vendet me varfëri ekstreme. Të ardhurat shumë të ulëta të njerëzve nuk i lejojnë ata të marrin financim në mënyrën e zakonshme. "Kjo është arsyeja pse mënyra e veprimtarisë duhet të jetë duke kombinuar mjete të ndryshme mbështetëse" - shpjegon Minço Benov:
“Përveç aksesit në këtë financim pa interes, ne zhvilluam dhe ofrojmë në këto komunitete tre module të ndryshme trajnimi - për edukimin financiar, për kursimin e burimeve dhe këshilla praktike se si të ndërtohet në mënyrë të ligjshme dhe si të bëhen lloje të ndryshme rinovimesh. Përveç kësaj, çdo vit ne ofrojmë fonde pa interes për komunitetet për iniciativat lokale që ata propozojnë më parë. Në këtë mënyrë, fondacioni arrin qëllimet reale. Për shembull, në qytetin Botevgrad, në disa fshatra u bë ndriçimi i rrugëve me llamba diellore, familjeve iu dhanë llamba të kursimit të energjisë dhe në një fshat, afër qytetit Tërgovishte, po ndërtohet një kënd i ri lojërash.”
“Habitat Bullgaria” është partner i shtetit në zhvillimin e politikave në nivel kombëtar, por nga puna në terren është e qartë se shteti mungon në mbështetje të komuniteteve më të varfra. Komunat në 30 vitet e fundit nuk i përmbushin obligimet e tyre, lejuan ndërtime pa leje në masë, mbipopullimi po rritet dhe kushtet e jetesës së njerëzve po përkeqësohen - përmbledh Minço Benov. Sipas tij, puna afatgjatë e fondacionit tregon se mund të ketë ndryshim, por vetëm nëse drejtohen më shumë fonde dhe tregohetnjë qëndrim të përgjegjshëm nga ana e shtetit.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BGNES, Habitat Bulgaria
Më 31 tetor festojmë Ditën Ndërkombëtare të Detit të Zi. Qëllimi i saj është të tërheqë vëmendjen e shoqërisë për problemet e detit dhe mënyrat për ta mbrojtur atë, për të siguruar një të ardhme më të mirë për 16 milionë njerëz nga gjashtë vende që..
Rezultatet e referendumit për anëtarësimin e Moldavisë në BE, si një qëllim strategjik për t'u shkruar në kushtetutën e vendit, përforcuan pikëpamjen pro-evropiane të vendit, edhe pse me një dallim shumë të vogël nga euroskeptikët. Mirëpo, pritet..
Ambasada e Francës dhe Instituti Francez në Bullgari, në partneritet me Institutin Polar Francez "Paul-Emile Victor", Institutin Antarktik Bullgar, Universitetin e Sofjes "Shën Kliment Ohridski" dhe Televizionin Kombëtar Bullgar organizojnë një takim..
Shfaqja e Bernard Shaw "Armët dhe njeriu" (“Arms and the Man”) me regji të John Malkovich , e cila u prezantua në Teatrin Popullor në ditën e 139-vjetorit..
Ekspedita e tridhjetë e tretë polare bullgare po shkon drejt Antarktidës për të vazhduar kërkimet e saj shkencore në bashkëpunim me shkencëtarë nga vende..
Takime me autorë, botues dhe përkthyes të librave ortodoksë të viteve të fundit ofron programi i Javës së Librit Ortodoks. Ajo mbahet në kishën “Shën..