Parlamenti turk ka ratifikuar memorandumin për krijimin e Grupit Detar të Veprimit ndaj Minave në Detin e Zi dhe ne mund të fillojmë ta zbatojmë këtë marrëveshje në praktikë. Kështu tha ministri në detyrë i mbrojtjes Atanas Zaprjanov para konferencës në Sofje për sigurinë në Detin e Zi. Jemi në prag të dërgimit të dy pakove me ndihma për Ukrainën, të cilat tashmë kanë miratimin e parlamentit, tha ministri dhe shtoi se transportuesit e blinduar tashmë janë nisur për në Ukrainë.
“Nuk mund të flasim për sigurinë e Detit të Zi derisa agresioni rus në Ukrainë vazhdon”, tha Zaprjanov, duke shpjeguar se Deti i Zi është një korridor për lidhje dhe tregti midis Evropës dhe Azisë. Kjo është një çështje shumë e rëndësishme ekonomike. Më shumë se 70% e tregtisë së jashtme bullgare realizohet nga deti, e njëjta gjë vlen edhe për Rumaninë dhe Ukrainën, shpjegoi Zaprjanov.Të shtunën , temperaturat minimale do të jenë nga 2 deri në 7°C, ndërsa në Sofje – 2°C. Reshjet e shiut që kanë filluar gjatë natës do të nisin të pushojnë, por gjatë ditës vranësirat do të mbeten të dendura mbi gjithë vendin. Moti do të mbetet..
Një burrë u mbyt në një garazh nëntokësor të një ndërtese në fshatin turistik Elenite, njoftoi administrata rajonale e Burgasit, e cituar nga BTA. Trupi i tij u gjet gjatë një kërkimi nga shërbimi i zjarrfikësve. Ndërkohë, guvernatori i rajonit të..
Këshilli i Ministrave miratoi ndryshimet në Marrëveshjen midis Bullgarisë dhe Maqedonisë së Veriut për përgatitjen, ndërtimin dhe funksionimin e një tuneli hekurudhor ndërkufitar. "Pas korrespondencës, u morën shënime nga pala e Maqedonisë së Veriut,..
Kolegji Penal i Gjykatës së Lartë të Kasacionit vendosi se kompetencat e prokurorit të përgjithshëm në detyrë përfundojnë automatikisht — ex lege — pas..
Një bullgar, pjesë e flotiljes humanitare për Gazën, është midis të ndaluarve nga Izraeli, u bë e qartë nga një postim në kanalin zyrtar të mediave..
Bullgaria ruan kufijtë evropianë në mënyrë jashtëzakonisht të mirë dhe të suksesshme. Në krahasim me vitin 2024, tentativat për kalim të paligjshëm të..