Konkursi i Radios Kombëtare Bullgare (BNR) për Këngën e Re Bullgare "Pranvera" u mbajt për të 55-tën herë. Që nga fillimi i tij në vitin 1970, ky forum muzikor stimulon vazhdimisht autorët dhe interpretuesit vendas për të krijuar muzikë të re. Çmimet e konkursit janë disa - Çmimi i Madh, Çmimi i Dëgjuesve, Çmimi për Debutim dhe Pjesëmarrja në Festivalin "Eurosonik" në qytetin holandez Grjoningen.
Të dalluarit e këtij viti do të shpallen në një koncert më 30 maj. Atëherë do të bëhet i qartë edhe fituesi i kategorisë “Eurosonik”. Organizatorët e festivalit më të madh evropian për muzikën bashkëkohore pop dhe rok - "Eurosonik" zgjodhën tashmë mes disa kandidatëve vendas, se kush do të përfaqësojë vendin tonë në Grjoningen të Holandës vitin e ardhshëm. Interesi për të marrë pjesë në këtë festival është i madh, pasi ka përfaqësues evropianë, drejtues klubesh dhe mediash që anëtarësojnë në Bashkimin Evropian të Radios dhe Televizionit (EBU), pjesë e të cilit është edhe Radioja Kombëtare Bullgare.
Një vit më parë, grupi TRIGAIDA u zgjodh për të përfaqësuar Bullgarinë në Grjoningen. Emri është një fjalë e krijuar nga muzikantët e formacionit, duke kombinuar numrin e pjesëmarrësve me veglën popullore bullgare – gajde. Treshja e përbërë nga Asja Pinçeva - vokal, Georgi Marinov - Horhe - didxheridu dhe gajde dhe Ivan Shopov - elektronikë dhe produksion - prezantojnë folklorin bullgar në mënyrë unike përmes estetikës së tingullit elektronik.
Dëgjojmë "Dielli dridhet" nga albumi debutues “Ejani” i grupit “Trigajda” nga viti 2021.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: BNR, Trigaida
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova Foto: arkiv, arkiv personal, BGNES
Sot festojmë 95-vjetorin e lindjes së këngëtarit popullor dhe fizarmonistit Krum Jankov. Ai lindi më 11 shtator 1930 në fshatin Dobrallëk të malit të Rodopeve dhe tregoi që në fëmijëri interes për fizarmonikën. Vendimtare për formimin e tij si muzikant..
Duke incizuar këngë të reja, DARA kthehet edhe te hitet e saj të mëparshme. Tetë vite pas premierës, një nga këngët më të njohura të saj – "Mos" – rikthehet me një version modern për klubet. Në këtë aranzhim, tandemi i DJ-ve Kamen & Rusto..
Lexoni më shumë nga arkivi i Radio Bullgarisë: “Kënga ime, dashuria ime” – radio-historia e këngës zbavitëse bullgare 110..