Sot me një ceremoni festive Unioni i Përkthyesve në Bullgari festoi 50 vjetorin e themelimit. Organizata u krijua më 5 qershor 1974 nga 246 persona - profesorë universitarë, poetë, shkrimtarë dhe përkthyes të njohur gjerësisht. Mes tyre ishin edhe kolegët tanë nga redaksitë e gjuhëve të huaja të "Radio Bulgarisë" - e vetmja media bullgare që aktualisht tregon nga dhe për Bullgarinë në 10 gjuhë të huaja dhe në bullgarisht (numri i tyre ka ndryshuar gjatë viteve).
“Përkthyesi i mirë ka një kaleidoskop të njohurive botërore. Ai transmeton fjalë të huaja, por nuk i rendit thjesht njërën pas tjetrës, nuk i paraqet mekanikisht, por transmeton mendje, filozofi, mesazhe, informacione”, tha nënpresidentja Ilijana Jotova në përshëndetjen e saj drejtuar përkthyesve bullgarë.
Në fjalën e saj, ajo mbështeti Unionin e Përkthyesve për projektin e tij "Dukshmëria përmes formateve të reja dhe audiencave të reja", qëllimi kryesor i të cilit është krijimi i një regjistri elektronik me të dhëna për përkthyesit bullgarë, të cilët janë pjesë e historisë kulturore të Bullgarisë.
Festivali Veror i Operës "Skena e Shekujve" në Veliko Tërnovo (Bullgaria Veriore) feston 40 vjetorin e krijimit të tij me një program të pasur. Programi do t'i ofrojë publikut opera, balet, muzikë simfonike, muzikalë dhe shfaqje koncertesh nga 27..
"Koncerte klasike bullgare – Los Anxhelos" është një organizatë e re për paraqitjen dhe promovimin e muzikës klasike bullgare në një kontekst global. Ajo është themeluar nga violinistja e suksesshme Bllagomira Lipari dhe kompozitorja e njohur bullgare..
Kur artet e ndryshme hyjnë në kontakt, lindin gjëra të papritura. Dhe asgjë nuk është përfundimtare – fjalët zbukurojnë imazhin, ndërsa perceptimet fluturojnë drejt interpretimeve dhe botëve të reja. Një përvojë e tillë, që na rikthen në një kohë jo..