Me këngën e tyre “Liruar” Trioja Innerglow ishte ndër finalistët në edicionin e 55-të të sivjetshëm të Konkursit “Pranvera” të BNR-së. Ideja për të lindi më herët dhe duke kuptuar se tingëllon e këndshme, Todor Kovaçev, Petër Zhelev dhe Matej Hristoskov vendosën ta prezantojnë në fillim të verës. Kjo përkoi me konkursin e BNR-së “Pranvera”, ku kënga ishte premiera e saj në koncertin që shoqëroi ceremoninë e ndarjes së çmimeve.
Ndryshe nga procesi i zakonshëm i krijimit të këngëve nga grupi Innerglow, këtë herë muzika dhe teksti u krijuan pothuajse së bashku dhe ishin në bullgarisht që në fillim. Dhe megjithëse kjo është vetëm kënga e tyre e tretë në bullgarisht, gjërat ndodhën krejt natyrshëm. Todor Kovaçev - frontmeni i grupit dhe autori i tekstit - ndan:
“Ideja filloi nga unë, por siç ndodh gjithmonë me ne, gjërat më pas u bashkuan në një energji të përbashkët krijuese, në një ngarkesë krijuese. Ishte në fund të verës së kaluar. Është mirë që të gjithë ne në grup e mbajmë atë atmosferë tani, dhe ende ndjehemi sikur kënga është diçka shumë e re për ne”.
Vera e Trios Todor, Matej dhe Metër i kushtohet prezantimit në festivale, ndërsa në vjeshtë presin regjistrimin e këngëve të reja, në të cilat premtojnë një bashkëpunim befasues.
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana Dimitrova
Foto: Innerglow
Më 29 maj, Opera dhe Baleti i Sofjes do t'i prezantojë publikut turk operën "Elektra" të Rihard Straus, të frymëzuar nga mitologjia e lashtë greke. Ngjarja është pjesë e Festivalit të 16-të Ndërkombëtar të Operës dhe Baletit në Stamboll...
Dy artistë të njohur nga brezi më i ri në muzikën bashkëkohore bullgare - Mihaella Marinova dhe Kristian Kostov - prezantojnë këngën e tyre të parë të përbashkët "Ti je zemra ime". Rrugët e tyre u kryqëzuan saktësisht dhjetë vjet më parë në një..
E rritur në një familje këngëtarësh opere, e reja Cveta Boteva iu drejtua muzikës që në moshë të re. Këndoi në një kor kishtar dhe në disa grupe. Filloi të krijojë këngë të veta si terapi pas periudhës së vështirë të pandemisë...