Programi i ditës
Madhësia e tekstit
Radioja Kombëtare Bullgare © 2025 Të gjitha të drejtat janë të rezervuara

Thesaret trake do të paraqiten në një ekspozitë botërore në SHBA

Foto: BTA

Pothuajse njëqind eksponate nga Muzeu Historik “Iskra” ("Shkëndija") në qytetin e Kazanllëkut (Bullgaria Qendrore) do të shfaqen në një ekspozitë botërore të artefakteve të thesareve trake në Muzeun “Paul Getty” në Los Anxhelos në fund të vitit, raporton Bashkia e Kazanllëkut  në faqen zyrtare në Facebook.

Ekspozita në SHBA ka më shumë se katër vjet në përgatitje dhe do ta lejojë të gjithë botën të prekë artin e trakëve të lashtë.

"Iskra" është ndër muzetë më të pasur rajonalë në Bullgari, ku mbahen më shumë se 70 mijë ekspozita origjinale. Muzeu disponon gjetjet më të fundit të arit, argjendit dhe bronzit nga tempujt e varreve trake të rajonit. Ato përfshijnë kurorën e artë të Sevtit III, përkrenaren dhe gjunjëset e tij, armaturën e plotë prej ari dhe argjendi të kuajve, si dhe një koleksion të rrallë monedhash dhe objektesh të tjera nga epoka e trakëve.

Në vitin 2015, pikërisht në Qendrën Getty u ekspozua koka e portretit prej bronzi të sundimtarit trak Sevt III, e cila i bëri përshtypje njohësve dhe publikut.



Последвайте ни и в Google News Showcase, за да научите най-важното от деня!

Më shumë nga rubrika

Pijetoret – qendrat kulturore të Sofjes në zhdukje

Për kryeqytetin tonë, gjatë viteve janë shkruar libra të panumërt që rikrijojnë si historinë e tij të jashtëzakonshme nga lashtësia e deri në ditët tona, ashtu edhe përshtypjet e udhëtarëve të ndryshëm që e kanë vizituar qytetin. Një vend të veçantë..

botuar më 25-08-25 4.05.MD

Arkeologët kanë zbuluar 13 varre të lashta në qendër të Sofjes

Gjatë kërkimeve arkeologjike në territorin e Akademisë Kombëtare të Arteve, u zbuluan 13 varre të lashta. Gërmimet filluan më 11 gusht, pasi një varr i lashtë tegul u regjistrua gjatë aktiviteteve të ndërtimit dhe riparimit në Ndërtesën Veriore..

botuar më 25-08-22 9.12.PD

Stacioni hekurudhor qendror në Sofje tregon historitë e tij

Periudha qershor, korrik dhe gusht e vitit 1888 është ndoshta më e mbushura me ngjarje të rëndësishme në historinë hekurudhore të Bullgarisë pasçlirimtare. Më 23 qershor 1888 linja hekurudhore Caribrod – Sofje – Vakareli iu dorëzua për shfrytëzim..

botuar më 25-08-21 6.55.PD