Ekipi bullgar u prezantua në një nivel jashtëzakonisht të lartë gjatë Turneut Ndërkombëtar të Fizikanëve të Rinj (IYPT) në Budapest, ku morën pjesë 38 vende nga e gjithë bota. Fizikanët bullgarë fituan medaljet e argjendta ekipore.
Kjo është arritja më e mirë e nxënësve bullgarë në këtë turne që nga viti 2015, njofton Shoqata e Ekipeve Olimpike të Shkencave Natyrore. Duke arritur vendin mbresëlënës të 9-të me një rezultat prej 190.9 pikësh dhe duke tejkaluar ekipin gjerman në raundin e fundit, nxënësit bullgarë siguruan medaljet e argjendta ekipore.
E veçanta e këtij konkursi të shkencave natyrore është se zhvillohet në ekip dhe zgjidhen detyrat kërkimore shkencore. Aftësitë për të mbrojtur idetë e tyre në mënyrë të arsyetuar dhe të strukturuar gjatë konkurrimit janë kriteret e nevojshme për vlerësim. Ekipi i të rinjve bullgarë hyri në të tre rolet gjatë diskutimeve fizike, që janë raportues, kundërshtar dhe recensues.
Pjesëmarrësit tanë ishin nxënës të klasave të 10-ta, të 11-ta dhe të 12-ta nga shkollat e mesme në Sofje, Veliko Tërnovo, Ruse dhe Haskovo.
Përpilues: Joan Kolev
Përgatiti në shqip dhe publikoi: Svetllana DimitrovaSipas ndryshimeve në tarifën nr.4, lëshimi i kartës së identitetit nga sot, 1 janari, do të kushtojë 30 leva (rreth 15 euro) në vend të 18 levave të mëparshme për një porosi të thjeshtë. Shërbimi i shpejtë rritet në 60 leva (30 euro) dhe shërbimi ekspres..
Presidenti i Republikës së Bullgarisë Rumen Radev uroi të gjithë bullgarët në vendin tonë dhe në mbarë botën me rastin e Vitit të Ri 2025 dhe u uroi paqe, shëndet dhe prosperitet. “Bota po përcjell një vit plot rreziqe. Luftërat po bëhen më të..
“Siguria, Evropa” është motoja e Presidencës polake të Këshillit të Bashkimit Evropian, e cila fillon më 1 janar. Ajo përkon me një periudhë pasigurie rreth luftës në Ukrainë, hyrjen e ardhshme në detyrë të Presidentit të porsazgjedhur të SHBA-së, Donald..